Prestigjiozja "Bild" i bën jehonë rrezikut për sulme terroriste para Shqipëri-Izrael. Ja ç'shkruan...

Publikuar tek: sport, më 16:13 17-11-2016 Prestigjiozja

Nga prestigjozja gjermane Bild- Autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë parandaluar disa sulme nga ana e organizatës terroriste ISIS.

Ndër të tjera, policia ka arritur të parandalojë një sulm mbi ekipin e futbollit kombëtar izraelit. Kjo ndodhi të shtunën para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës, në Shqipërinë fqinje. Në kontrollin e bërë nga policia, personave të arrestuar iu gjetën armë dhe mjete për ndërtimin e eksplozivëve.

Nga policia u bë me dije se tashmë ishin disa objektiva terroriste. "Ka pasur objektiva të qarta dhe datat për sulmet", tha ajo. Më parë, ndeshja Shqipëri-Izrael ishte transferuar nga Shkodra në Elbasan për arsye sigurie.

Para takimit u arrestuan katër të dyshuar për terrorizëm, ndërsa sulmet kundër ekipit të Izraelit ishin planifikuar gjatë ndeshjes.

pol1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojkoti i tifozëve kuqezi, reagon gazetari i “Top Channel”: Po na merr tatëpjeta, po humbim emblemën e Kombëtares
Rikthehet ‘Ballist’ Morina, mesazh të fortë tifozëve Kuq e Zi, FSHF-së dhe Policisë »
Article Logic
Execution time: 0.018834114074707
array(1) { ["section"]=> string(101) "prestigjiozja-bild-i-ben-jehone-rrezikut-per-sulme-terroriste-para-shqiperi-izrael-ja-c-shkruan-59828" }