Prestigjozja britanike “The Spectator”: Shkoni vizitoni Shqipërinë para se të ndryshojë shumë

Publikuar tek: kulture-art, më 12:50 29-04-2016 Prestigjozja britanike “The Spectator”: Shkoni vizitoni Shqipërinë  para se të ndryshojë shumë

Revista prestigjoze Britanike “The Spectator” shkruan për Shqipërinë duke i ftuar të gjithë ta vizitojnë “përpara se vendi të ndryshojë shumë”. Artikulli që mban autorësinë e  Sarah Drury, flet për një “bukuri të papritur”.

“Megjithatë veçanërisht përgjatë rrugës së aeroportit, është mbushur me ndërtesa abuzive, disa ende të papërfunduara me shënimin njoftues “Shitet”. Një moratorium ndërtimi është imponuar një ditë vonë: vendpushimet bregdetare, madje edhe Saranda e fjetur janë servirur keq”, shkruhet në artikull.

“Vetëm nëse nuk jeni duke parë vendet turistike, si Gjirokastra, Berati dhe Butrinti, pjesë e UNESCO ose jeni duke kaluar nëpër pamje spektakolare malore, atëhere s’të ngelet gjë tjetër vecse të shikosh shitësit e panumërt të qepëve buzë Ohrit ose pse shqiptarët duken të fiksuar me pasqyrat, në masën e të vendosurit të tyre në tualet ose si të shqiptosh saktë “Gjithçka nis me një...”, shprehje e një billbordi të shpeshtë të Nescafe”. Në artikull shkruhet dhe për Tiranën e "Bllokut" , ushqimin e lirë dhe të shijshëm.

"Skandinavët dhe evropianët lindorë kanë zbuluar tashmë Shqipërinë, por turizmi është në fillimet e tij dhe udhëtimet private janë mënyra më efektive e të parit të vendit. “Albanian Trip” dhe “Drive Albania” rekomandohen veçanërisht.

Sa kohë i duhet Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian? 6 vite, thonë ata. Shko tani!”, përmbyllet artikulli i revistës prestigjoze britanike.

cha2.png

 

cha3.png

cha4.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari lyen me helm pëllumbat, arrestohet nga policia zvicerane
10 filmat mahnitës psikologjikë që nuk duhen humbur »
Article Logic
Execution time: 0.023163080215454
array(1) { ["section"]=> string(96) "prestigjozja-britanike-the-spectator-shkoni-vizitoni-shqiperine-para-se-te-ndryshoje-shume-39034" }