Prestigjozja ‘’Financial Times’’ shkruan për Marubët dhe shkëput në fototekë imazhin më të veçantë. Zbuloni kë ka zgjedhur

Publikuar tek: kulture-art, më 10:28 12-09-2016 Prestigjozja ‘’Financial Times’’ shkruan për Marubët dhe shkëput në fototekë imazhin më të veçantë. Zbuloni kë ka zgjedhur

Prestigjozja ‘’Financial Times’’ shkruan për fototekën Marubi dhe shkëput në fototekë imazhin më të veçantë, duke shpërndarë foton e Kel Marubit me të shoqen.

“Imazhi është pjesë e një koalicioni që ka më shumë se 150 mijë negativë, fryt i 3 brezave të fotografëve shqiptarë.

Në 1850, italiani Pietro Marubi emigroi në Shkodër, Shqipëri, ku themeloi biznesin e tij:  Foto Marubistudio.’’, shkruan gazeta ndërkombëtare specializuar në ekonomi dhe financë.

Gazeta shkruan se me rritjen e kërkesave për portrete, Pietro punësoi një asistent të ri i quajtur Kel Kodheli.

‘’Pas vdekjes së Marubit, Kodheli ndryshoi mbiemrin, duke u quajtur Kel Marubi dhe u kujdes për studion….fotot janë dëshmitare të kulturës së pasur të vendit dhe historisë politike nga Perandoria Otomane në komunizëm’’, përfundon shkrimi i ‘’Financial Times’’.

 

kelmarubi.jpg

Fotoja e përzgjedhur nga ''FT''-ja. Çifti është fotografuar në studio, të dy mbajnë kostumet karakteristike

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SUKSESI i shqiptares nga Korça që u diplomua shkëlqyeshëm në Edinburg dhe u doktorua në Oksford
“Meqë po flitet shumë për Dibrën...”, këshilltari i Ramës na kujton një fakt interesant »
Article Logic
Execution time: 0.10631012916565
array(1) { ["section"]=> string(123) "prestigjozja-financial-times-shkruan-per-marubet-dhe-shkeput-ne-fototeke-imazhin-me-te-vecante-zbuloni-ke-ka-zgjedhur-52663" }