Prestigjozja “Football-observatory”: Hysaj dhe Kaçe ndër talentet më të mirë të Europës

Publikuar tek: sport, më 18:38 02-03-2015 Prestigjozja “Football-observatory”: Hysaj dhe Kaçe ndër talentet më të mirë të Europës

Dy lojtarë të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj dhe Ergys Kaçe janë përzgjedhur ndër talentët më të mirë të Europës nga presigjozja Football-observatory.

FO është një institute, që merret me vëzhgime të lojtarëve të rinj në të gjitha kampionatet europiane. Në numrin e fundit të revistës për muajn shkurt, Observatori i futbollit ka përzgjedhur në listën e talenteve më të mira, Elseid Hysajn si mbrojtës dhe Ergys Kaçen si mesfushorë.

Qëllimi i këtij studimi është që t’u vijë në ndihmë klubeve europiane për të evidentuar më lehtë talentet në kontinent.

21 vjeçari Hysaj është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm tek skuadra e Empolit, duke u përzgjedhur disa herë në skuadrën më të mirë të javës në Serie A.

Sa i përket 21 vjeçarit tjetër Ergys Kaçe, ai mbetet një lojtar me rëndësi të veçantë tek skuadra greke e PAOK, edhe pse nuk kanë munguar problemet midis tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korçë/ OSHEE i ndërpret energjinë "Skenderbeut", rrezikohet ndeshja me Tiranën
Vllaznia shkarkon tranjerin italian, zëvendësohet nga Luan Zmijani »
Article Logic
Execution time: 0.043972969055176
array(1) { ["section"]=> string(89) "prestigjozja-football-observatory-hysaj-dhe-kace-nder-talentet-me-te-mire-te-europes-4810" }