Prestigjozja “Loney Planet”: Turizmi i zogjve i larmishëm në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 14:06 24-05-2016 Prestigjozja “Loney Planet”: Turizmi i zogjve i larmishëm në Shqipëri

Turistë të shumë janë tërhequr nga zogjtë në territorin e Shqipërisë, kryesisht nga pelikani i lagunës së Karavastasë.

Në një artikull, prestigjozja amerikane ''Lonely Planet'', shkruan se bregu i Adriatikut në Shqipëri është shndërruar në një zonë vëzhgimi të zogjve, e që ka fituar vëmendjen e shumë turistëve.

Me përmirësimin nga qeveria të ligjit të gjuetisë, jeta e “egër” ka filluar të përmirësohet në këtë vend dhe shumë operatorë turistikë kanë ofruar guida me itinerare interesante në fushën e “birdwatching”.

Ndër zonat më të njohura përsa i përket zogjve, ''Loney Planet'' cilëson Divjakën në Karavasta, e cila ndodhet rreth 90 kilometër larg nga kryeqyteti, Tiranës. Laguna e Karavastasë  është e njohur për pelikanin dalmat, specie e rrezikuar.

Sipas Shoqatës Ornitologjike shqiptare, e cila gjithashtu është pjesë e turneve, Karavastaja ofron strehim për më shumë se 245 lloje zogjsh.

Ndër vende të tjera turistike, ''Loney Planet'' përmend Lagunën e Nartës që ndodhet pranë qytetit jugor bregdetar të Vlorës, liqenin e Shkodrës, Parkun Kombëtar të Thethit dhe Luginën e Valbonës në Alpet Shqiptare, ku ngjitja deri më tani ka qenë aktiviteti kryesor për turistët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037875890731812
array(1) { ["section"]=> string(72) "prestigjozja-loney-planet-turizmi-i-zogjve-i-larmishem-ne-shqiperi-41357" }