Prestigjozja "The Guardian": Tirana dhe Prishtina ndër qytetet madhështore europiane, ideale për të kaluar pushimet

Publikuar tek: ekonomi, më 16:55 06-09-2016 Prestigjozja Tirana dhe Prishtina

Prestigjozja britanike "The Guardian" ka promovuar dy kryeqytetet Tiranën dhe Prishtinën.

Në një artikull të saj ajo ka renditur 10 qytetet e vogla, por të mbushura plot ngjyra në të cilat ja vlen të kalosh një fundjavë të këndshme.

Listën e ka nisur me Kotorrin e Malit të zi dhe e ka përfunduar me Olbian në Sardenjë.

Prishtinën e ka renditur në vendin e 8-të, ndërsa Shqipërinë në vendin e 9-të.  Prestigjozja ka përshkruar karakteristikat e secilit qytete. 

1. Kotor, Mali i Zi

2. Plovdiv, Bullgari

3. Pula, Kroaci

4. Palanga, Lituani

5. Ohri, Maqedoni

6. Alesund, Norway

7. Kania, Cretë

8. Prishtina, Kosovë

9. Tirana, Shqipëri

10. Olbia, Sardenia

Tiranë, Shqipëri

E këndshme, vibrante dhe plot ngjyra? Tirana është një qytet plot ngjyra, që vuajti për 50 vjet izolimin e një regjimi që ishte më i ashpër se ai i Pyongyang.

Në të gjenden ndikimet otomane, italiane, islamike, staliniste. Por, pas mijëvjeçarit, një pjesë e mirë e apartamenteve u pikturuan me ngjyra të gjalla, duke e kthyer në një nga kryeqytetet më interesante. E gjitha ngjan me një kuti që mban brenda nga të gjitha llojet. Qyteti shtrihet rrëzë malit të Dajtit, i cili është një destinacion shumë i mirë për ngjitjet. Ish-Blloku, dukur një zonë ekskluzive për anëtarët e partisë, sot është zemra e jetës së natës.

Por, në të veç nostalgjisë komuniste mund të gjesh edhe lokale ku pihet kafe e mirë, restorante me ushqim cilësor.

Në të mund të gjeni akomodime edhe për 10 euro nata.

Me British Airëays mund të fluturoni direkt për në Tiranë nga Aeroporti Gatëick, por bileta më të lira mund të gjeni nëse rezervoni nga Italia me blu-express.com

Prishtinë, Kosovë

Në kryeqytetin e shtetit më të ri të Europës, ka disa rruguca vërtet të këndshme ku nuk mungojnë ndikimet e traditës turke.

Megjithatë, Prishtina është një qytet që “në këmbët’ e saj do të gjeni energjinë e një popullsie të re.

Në Prishtinë bëhet makjato më e mirë në botë, ndërsa kuzhina është më shumë tradicionale.

Me prezencën e lartë të zyrtarëve të BE-së e OKB-së do të gjeni edhe bare apo restorante që shërbejnë ushqime të kuzhinave të huaja, por edhe bare e lokale të stilit british.  Në të mund të gjeni akomodime që shkojnë deri në 12 euro, si në njësitë e tipit hostel.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029444932937622
array(1) { ["section"]=> string(117) "prestigjozja-the-guardian-tirana-dhe-prishtina-nder-qytetet-madheshtore-europiane-ideale-per-te-kaluar-pushimet-52086" }