Prezantohen 61 kandidatët e koalicionit të majtë, Rama: Ka shumë për të bërë, por jemi në drejtimin e duhur

Publikuar tek: politike, më 17:42 15-05-2015 Prezantohen 61 kandidatët e koalicionit të majtë, Rama: Ka shumë për të bërë, por jemi në drejtimin e duhur

Në prag të fushatës elekrorale për zgjedhjet e 21 qershorit, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit për 61 njësitë e reja administrative.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka bërë bilancin e 18 muajve qeverisje. Rama tha se është bërë shumë për të rimëkëmbur vendin dhe ka akoma më shumë punë për të bërë “por e rëndëshishme është që jemi në rrugën e duhur”.

“Detyrimi për çdo vend të lirë do të merret i pari që ka më shumë pikë. Të marrim spitalet, pamjet në dyert e tyre para 18 muajsh me njerëz që vraponin për të blerë ilaçe se nuk kishte asnjë në spital. Sot ka ilaçe dhe është ulur me 30% çmimet e tyre. . Vijojmë të përfundojmë rrugët e lëna rrugëve dhe po paguajmë edhe borxhet. Ajo çfarë kemi bërë në 18 muaj besimplotë se jemi në drejtimin e duhur.  Në 8 vite 20.000 legalizime, 6 muaj na u deshën të sistemojmë dokumentacionet, në 1 vit dhamë 32.000 legalizime. Deri para 18 muajsh për tu bërë mësues duhet të paguaje, Kjo histori ka marrë fund,. Mësuesit janë klasifikuar sipas testit”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke thënë se do të mbahet mend vetëm për dështimet.

“Kur ishte ministër i Transportit, Lulzim Bashës i ikën në drejtim të paditur mbi 200 mln euro kur ndërtohej Rruga e Kombit; kur ishte ministër i Jashtëm i ikën në drejtim të paditur qindra km katrorë det i Shqipërisë; kur ishte ministër i Brendshëm mbahet mend se ka 4 të vrarë në kurriz; ndërsa si kryetar bashkie nuk mund t’i numërojmë gjë, se nuk ka bërë asgjë në vite”, tha Rama.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shpreh se reforma territoriale është historike. Sipas tij, bashkitë nuk do të përdoren politikisht por për t'i ofruar më shumë shërbime qytetarëve.

"Jam i bindur se këto zgjedhje do të jenë historike në këto drejtim, e sidomos për këto zonja që janë këtu, duke i çuar në krye të bashkive ku kandidojnë. Zgjedhjet e 21 qershorit janë me shumë rëndësi. Reforma territoriale është padyshim historike. I gjithë thelbi i fushatës së saj është shumë i thjeshtë, i duam bashkitë me qëllim politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por qëllimi ynë është që t’i kemi bashkitë për të ofruar më shumë shërbime ndaj qytetarëve tanë për problemet e përditshme që ata kanë”, tha kreu i LSI, Ilir Meta. 

Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ashtu siç qeveria ka drejtuar me vizion edhe kandidatët e koalicionit të majtë do të përcjellin të njëjtën frymë gjatë qeverisjes të pushtetit lokal.

“Jemi në rrugën e duhur. Aleanca  për Shqipërinë Europiane është në rrugën e duhur. Ashtu siç u bëmë bashkë në 23 qershor ashtu do të bëhemi bashkë në 21 qershor. Ka shumë që presin më shumë prej nesh, por presin më shumë prej nesh se e dinë që ne jemi në gjendje të bëjmë më shumë. Edhe kritikët tanë e dinë se ne jemi në gjendje ta sjellim Shqipërinë në rrugën e duhur”, tha ministri Tahiri.

Ndërsa deputetja socialiste Olta Xhaçka u shpreh se përfaqësimi gjinor është një arritje historike eqeverisë aktuale.

"Përfaqësimi gjinor njëpër për herë të  parë,  është një gur kilometrik në rezymenë e arritjeve për Alenca për Shqipërinë Europiane, përpjekje hiostorike për shance të barabvbarta dhe drejtësi sociale. Për herë të parë kemi në funksionet vendimarrëse gra dhe vajza, që drejtojnë me profesionalizëm dhe dinjitet , kemi 7 ministre që janë shembulli krenarisë dhe integritet.Kemi  12 zonja që do të drtejtojnë 12 nga bashkitë në vend", u shpreh Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova: Asgjë nuk është e pamundur, do ti kthejmë oksigjenin kryeqytetit
Elvira Dones, e zgjedhura e Ramës si drejtoreshë e përgjithshme e RTSH »
Article Logic
Execution time: 0.024827003479004
array(1) { ["section"]=> string(110) "prezantohen-61-kandidatet-e-koalicionit-te-majte-rama-ka-shume-per-te-bere-por-jemi-ne-drejtimin-e-duhur-11261" }