Prezantohen turizmi dhe produktet, Guvernatori i Epirit në Tiranë: Ne jemi vëllezër, jo të afërm

Publikuar tek: kulture-art, më 17:32 05-02-2016 Prezantohen turizmi dhe produktet, Guvernatori i Epirit në Tiranë: Ne jemi vëllezër, jo të afërm

Për herë të parë në Tiranë Rajoni i Epirit, njësia administrative në veri të Greqisë, në bashkëpunim me APA- Albpartners dhe Albanian Tourism Association (ATA) sollën në kryeqytetin shqiptar përfaqësues të rëndësishëm të sektorit të turizmit dhe agrobiznesit. Aktiviti nisi sot në Hotel Tirana International me një fjalë hapëse të Guvernatorit të Epirit: Z. Alexandros Kachrimanis, Prefektit të qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi dhe ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas Rokanas. Të pranishëm ishin dhe  Zv/ministri i Ekonomisë, z. Ervin Mete, Drejtoresha e ATA, Matilda Naço, përfaqësues nga bizneset e ndryshme shqiptare, deputeti i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi dhe drejtues agjensish shtetërore vendase.

Guvernatori i Epirit: Z. Alexandros Kachrimanis e nisi fjalën e tij duke thënë: “ne jemi vëllezër, nuk jemi thjesht të afërt”. “Kam ardhur për herë të parë në vitin 1992, ka kaluar shumë kohë dhe unë kam diçka për të thënë për miqtë tanë shqiptarë: jemi vëllezër, nuk jemi thjesht të afërt. Fati ynë është i përbashkët. Në të gjithë ato vite të vështira që ju kaluat ne ju mbetëm afër. Ato vite ishin të tilla që ne na bënë t’ju shohim si vëllezër. Kam disa miq që me netë të tëra rrimë bashkë në Janinë, të cilët kanë studiuar në shkollën ë arteve të bukura këtu në Tiranë. Ata ndihen edhe qytetarë të Shqipërisë dhe të Greqisë njëkohësisht. Përgëzoj bashkëpunimin e shtetit shqiptar me atë grek”, tha ndër të tjera.

Duke e cilësuar këtë moment si moment bashkëpunimi që do të vazhdojë ai theksoi se ky bashkëpunim duhet të mbështesë zhvillimin e përbashkët të dy vendeve. “Duam bashkëpunim me besim të përbashkët dhe duhet të dimë se nëse ne hapim shpirtërat tanë, do kalojmë ne dhe ju po aq mirë për të treguar se jemi vëllezër e jo thjeshtë të afërt. Duhet të shikojmë një rrugë: Janinë-Kakavijë- Tiranë- Peristeri. Mbi këtë rrugë, të mbështesim zhvillimin, përpjekjet tona për zhvillim të ekonomisë, turizmit dhe mbështetjes sociale”, përfundoi z. Kachrimanis.

Vorpsi: Shqiptarët, nga emigranë në turistë

Prefekti i Tiranës, z.Vorpsi duke i uruar mirëseardhjen autoriteteve të Rajonit të Epirit për iniciativën e ndërmarrë për promovimin e produkteve të rajonit shtoi se “më vjen mirë që Tirana është destinacioni i parë i përzgjedhur për këtë aktivitet për të treguar që duam punën, bashkëjetesën, harmoninë dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë”.

Më tej Vorpsi tha se ndihej krenar që “bashkëqytetarët e mi në shtetin fqinj, nga emigrantë, sot shihen si turistë potencialë të zhvillimit”. “Mendoj se iniciativa të tilla të përbashkëta zhvillojnë turizmin dhe ekonominë, na fuqizojnë të dyja palëve në mbështetjen që do t’i japim njëri-tjetrin. Shpresoj që ky bashkëpunim të hapë dyert e përbashkëta për të gjithë vendet e rajonit për të shkëmbyer eksperienca më të mira për të dhënë mundësinë e zhvillimit të njëtrajtshëm, po aq sa edhe konkurrues. Gjithashtu shpresoj që urat e kulturës social-gjeografike që na lidhin fort të hedhin themelet e reja të miqësie shekullore e mbështetur në kërkesën e tregut zhvillimit urban dhe konkurrencës”, përfundoi Vorpsi.

Gjatë ditës së parë u prezantuan produktet e këtij rajoni, vaji,vera, djathrat, mjalti e shumë produkte të tjera bio, ndërsa nesër, 6 shkurt, do të ketë takime mes biznesve turistike greke dhe atyre shqiptare për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe hotelerisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elton Deda kujton të atin, mjeshtrin Ferdinand Deda: Sot do të festonim 75 vjetorin tënd
Frederik Stamati për kishën në Lunxheri: Nuk lihet në këtë gjëndje qameti »
Article Logic
Execution time: 0.020505905151367
array(1) { ["section"]=> string(99) "prezantohen-turizmi-dhe-produktet-guvernatori-i-epirit-ne-tirane-ne-jemi-vellezer-jo-te-aferm-31841" }