Prezantohet platforma për ekselentët, Rama: Djalin tim nuk e pranuan në universitet vitin e parë, punoi

Publikuar tek: politike, më 11:33 11-01-2019 Prezantohet platforma për ekselentët, Rama: Djalin tim nuk e pranuan në universitet vitin e parë, punoi

Kryeministri Edi Rama po preznaton në këto momente platformën për punësimin e studentëve ekselentë.

 

"Punëtëmbarë.al", quhet platforma, ku kryeministri u shpreh se studentët do të përzgjidhen për të punuar në administratë në të njëjtën mënyrë si në universitete.

"Kjo platformë është shprehja më kuptimplotë nga ajo që unë kam thënë që ditën e parë. Protesta e studentëve ka një potencial shumë të madh për ta çuar më tej reformnë në arsim. 8 kërkesat janë një pikënisje por nuk e shterojnë. Psev ky program nuk mund të bëjë pa ju sepse ligji dhe rekrutimi i ligjit civil janë shprehje e një pune të bërë nga KE. Gjithë kjo shfaqqje shembullore e disa shqetësimeve të thella dhe e një nevoje të madhe për të hapur dyert e amdinistratës na dha mundësine që edhe me partnerët europianë në këtë moment të caktuar e kemi të dosmosdoshme që ta kapërcejmë ligjin. Ju e dini shumë mirë që ti mund të kesh mbaruar me të gjitha 10-a shkon të konkurosh dhe të thonë nuk ke eksperiencë. Dakord nuk kam, por kur do ta përfitoj. Ne kemi bërë një hap të parë programe intershipi. Të tjerë që mund të jenë më pak të zotë, zënë një vend. Me këtë program ne e kapërcejmë ligjin, por pjesa tjetër është që falë protestës dhe falë kësaj shtyse ne kapërcejmë edhe gjithë traditën e inercisë së tepsisë së famshme. Të gjithëve sot, unë ju them më falni s'kemi ca bëjmë, prioritetin e kanë më të mirë. Në punë do merret ai që ka rezultatin më të lartë. Nëse dikush me 10-ta nuk pranon do të punojë në bankë, zgjidhet ai me 9-të dhe më pas të tjerët", tha Rama.

E ndërsa prezantonte platformën, Rama u shpreh se kjo do të heqë mundësinë e 'futjes së mikut' ku u ndal edhe tek historia e djalit të tij të madh. Sipas Ramës Gregu nuk u pranua në universitet vitin e parë, pasi nuk kishte mik dhe për këtë arsye bëri një vit punë.

"Djali im nuk ka hyrë në universitet vitin e parë se nuk pati mik, Eshtë histori tjetër kjo. Bëri një vit punë, i thashë nuk kam mik, bëj një vit punë", tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mosdekretimi i Gent Cakajt, Vetëvendosje 7 PYETJE Ramës
Studentët bllokojnë dyert e fakulteteve, Rama: Nuk dalin dot te Kryeministria se... »
Article Logic
Execution time: 0.0042629241943359
array(1) { ["section"]=> string(107) "prezantohet-platforma-per-ekselentet-rama-djalin-tim-nuk-e-pranuan-ne-universitet-vitin-e-pare-punoi-148351" }