Prezantohet platforma “Përmirëso Qytetin”. Peleshi: Të zhdukim korrupsionin në zyra

Publikuar tek: politike, më 14:45 15-04-2016 Prezantohet platforma “Përmirëso Qytetin”. Peleshi: Të zhdukim korrupsionin në zyra

 

Sot në sallën COD në Kryeministri u be prezantimi i platformës Përmirëso Qytetin” Në këtë aktivitet morri pjesë Zv. Kryeministri Niko Peleshi, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t dhe  Kryetaret e Bashkive në vend.

Gjatë aktivitetit kryebashkiaket u njohën më mundësinë konkretë që u vihet në dispozicion për të vendosur një urë të re komunikimi me problematikat e përditshme të qytetarëve.

Përmireso Qytetin (www..permiresoqytetin.al) vjen si një projekt i qeverisë shqiptare per tju ardhur ne ndihme te gjitha bashkive,  ku secila prej tyre do te kete mundesine te evidentojë me anen e raportimit te qytetareve problematika te ndryshme.

Qyteti tona kanë nje numer te madh problemesh te cilat ne i shohim dhe i prekim cdo dite. Jemi te ndergjegjshem qe jo te gjitha jane ne vemendje apo mund te identifikohen nga institucionet perkatese. Per te zgjidhur sa me shpejt problemet dhe per te afruar qytetarin me institucionin e bashkise eshte krijuar “Permireso Qytetin”. Ketu qytetari mund te dergoje ankesen ne menyre elektronike direkt nepermjet kompjuterit apo celularit te tij dhe te marri pergjigje sa me shpejt per statusin apo zgjidhjen e problemit.

Gjatë fjalës së tij Zëvëndëskryeministri Peleshi theksoi se modernizimi dhe përdorimi i teknologjisë janë mënyra më e mirë për të përmirësuar shërbimin dhe ulur burokracinë e korrupsionin.

“Ne kemi një mision të përbashkët, të konsolidojmë shtetin ligjor dhe të zhdukim korrupsionin në zyrat tona.

Qeveria shqiptare ka zgjedhur si rrugën me të mirë modernizimin. Ne besojmë se rruga me e mirë për të luftuar korrupsionin, ryshfetin dhe pastaj për ti bërë edhe me eficente, më të mira dhe më cilësore shërbimet për qytetarët, është modernizmi.” tha Peleshi

Gjithashtu ai u ndal edhe tek përmbajtja e kësaj platforme të cilën e konsideroi shumë të thjeshtë dhe praktike për tu përdorur si nga qytetarët ashtu edhe nga punonjësit e bashkive.

Platforma e thjeshtë, por shumë e zgjuar që jemi duke prezantuar është një shërbim që mund të përdoret nga cdo bashki dhe nga cdo qytetar. tha ai.

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe administratën Publike, Milena Harito, i ka falenderuar kryetarët e bashkive për bashkëpunimn e tyre në drejtim të projektit për reformimin e shërbimeve publike. Ajo theksoi se falë këtij bashkëpunimi shumë shpejt brenda këtij vitit do të nisë puna në disa qytete për ngritjen e qendrave të shërbimeve publike sipas modelit “One stop Shop”

Ministrja Harito më tej ka renditur projektet e financuara nga qeveria gjatë vitit 2015 në fushën e teknologjisë së informacionit: “Nëpërmjet mekanizmit financiar të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, programit “Shqipëria Dixhitale”, gjatë vitit 2015 u miratuan për finacim shumë projekte të kërkuara nga pushteti vendor dhe ai qendror por duhet theksuar që megjithese në nje pjesë të mirë të rasteve financimi ka qenë për pushtetin qendror,përfituesi direkt i këtyre projekteve ka qenë pushteti vendor”.

p1.jpg

p2.jpg

p3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përse Obama dhe Biden nuk e përmendën për asnjë moment takimin me Edi Ramën?
Veliaj për sheshin “Skënderbej”: Kujdesimi që projekti të jetë i dobishëm në çdo aspekt »
Article Logic
Execution time: 0.024022817611694
array(1) { ["section"]=> string(85) "prezantohet-platforma-permireso-qytetin-peleshi-te-zhdukim-korrupsionin-ne-zyra-37776" }