Prezantuesja shqiptare tallet për Shën Valentin. Nuk do ta besoni se çfarë i ka dhuruar vetes

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:22 15-02-2016 Prezantuesja shqiptare tallet për Shën Valentin. Nuk do ta besoni se çfarë i ka dhuruar vetes

Prezantuesja shqiptare tallet për Shën Valentin. Nuk do ta besoni se çfarë i ka dhuruar ajo vetes, në simbolikë të festës së të dashuruarëve.

Einxhel Shkira ka blerë një tufë me presh, duke u vendosur fjongo, zemra e tullumbace dhe ia ka dërguar vetes.

“S'ka gjë më të bukur se dashuria, për këtë jam dakord, por dashuria s'është thjesht një tufë me lule, s'është thjesht një ditë në vit. Dashuria është më shumë se kaq! Për të gjitha vajzat që me padurim presin të marrin tufën e luleve ta postojnë në ''Insta'', dashuria duhet shijuar, dashuria duhet dhënë dhe marrë çdo ditë. Dashuria është kur ai që të nxit të realizosh ëndrrat e tua, është ai që të perkrah në nismat e tua, është ai që të rri pranë kur dështon dhe ai që gëzon me arritjet e tua!

Kush të do vërtet s'ta tregon dashurinë thjesht me lule e fjalë, por dhe gatuan për ty kur je e uritur, lan enët kur ti je shumë e lodhur, kujdeset për ty kur ke nevoëj, çohet natën të qetësojë fëmijën që ti të flesh disa minuta më shumë, të thotë çdo ditë sa e rëndësishme është ekzistenca jote dhe 365 ditë të vitit mundohet që bizhuteria jote më e çmuar të jetë buzqeshja.

Mos kërkoni lumturinë në gjëra sipërfaqësore sepse ato mund t'ua japë kushdo që ka mundësi, mos bëni kompromise kundra vetes tuaj vetëm që ai të jetë rehat me ju, mos pranoni çdo kusht të tij vetëm që ai të mos ju lërë..por mbi të gjitha mos hiqni kurrë dorë së kërkuari atë që ju do ashtu si jeni ju, mos fajësoni veten nëse ai s'ju pranon ashtu si zoti ju ka bërë, thjesht ai nuk është i duhuri, thjesht s'ju meriton dhe s'është mashkull mjaftueshëm sa të pranojë një femër të zonjën që mund të eci me këmbët e veta pa pasur nevojë të varet nga ai!!

Dashuroni shumë por kurrë mos harroni të doni veten…Për ata që mendoj se mund ta shesin e blejnë dashurinë mund t'i jap dhe një nga"lulet"e mia e të fluturojnë të lumtur’’, shkruan Shkira.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022145986557007
array(1) { ["section"]=> string(98) "prezantuesja-shqiptare-tallet-per-shen-valentin-nuk-do-ta-besoni-se-cfare-i-ka-dhuruar-vetes-32604" }