Prifti: DIA ishte shkaku i shkarkimit tim si ministër, Meta kërkoi firmën time

Publikuar tek: politike, më 22:01 24-09-2015 Prifti: DIA ishte shkaku i shkarkimit tim si ministër, Meta kërkoi firmën time

Ish-ministri i Energjisë, Dritan Prifti ka rrëfyer informacionet e tij në lidhje me skandalin DIA-CEZ dhe përfshirjen sipas tij të kreut të Kuvendit, Ilir Meta në këtë aferë korruptive.

Duke kujtuar se ka qenë personi i parë që ka denoncuar këtë aferë, Prifti ka thënë në emisionin “Opinion” se një ndër shkaqet kryesore të largimit të tij si ministër i Energjisë, ka qenë pikërisht refuzimi i kërkesës së Metës për të afruar DIA-n me CEZ.

Ish-deputeti i LSI-së, Prifti ka mohuar që të ketë gisht në këtë skandal, ndërsa ka theksuar se në rast se ai do të kishte firmosur qoftë edhe një letër të vetme për rastin në fjalë, sot do ishte i dënuar me 25 vite burg.

“Ata idiotët që po më akuzojnë se kam lidhje me këtë çështje, po bëjnë të njejtin gabim si me rastin e Doshit. Dritan Prifti në të dyja shkrimiet e “BIRN” citohet si personi i parë që ka denoncuar këtë aferë. Një ndër shkaqet që solli largimin tim si ministër ishte mos pranimi i kërkesës së Metës që të bëja me shkrim për CEZ-in,  afrimin e Kastriot Ismailajt (DIA). Unë nuk pranova të përfshihesha sepse e dija që kjo ishte një aferë e pistë dhe nuk mund t’i propozoja CEZ një kompani pa eksperiencë. Nëse do të kisha lëshuar një letër të vetme, tani do isha i dënuar me 25 vite burg”, ka thënë Prifti.

Më tej ish-ministri ka mohuar që të ketë punuar ndonjëherë me Ismailajn, ndërsa e ka konsideruar atë si sekser të afrimit të ish-kryeministrit Fatos Nano me kreun aktual të Kuvendit, Ilir Meta. 

Lexo edhe: Publikohet video e kërcënimit të dëshmitarit të CEZ në prani të RENEA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali i CEZ, PD: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, aferë me përmasa qindra milionë euro
Afera CEZ-DIA, Basha: Rama-Meta kanë në dorë njëri-tjetrin, kërcejnë tangon e krimit »
Article Logic
Execution time: 0.049083948135376
array(1) { ["section"]=> string(82) "prifti-dia-ishte-shkaku-i-shkarkimit-tim-si-minister-meta-kerkoi-firmen-time-21597" }