Prifti i fali mëkatet Andi Lilës, reagon imami Ahmed Kalaja: Ishte një gabim njerëzor...

Publikuar tek: sport, më 13:15 31-03-2017 Prifti i fali mëkatet Andi Lilës, reagon imami Ahmed Kalaja: Ishte një gabim njerëzor...

Një ditë pas faljes së Andi Lilës në Greqi nga prifti Maksimos, sot ka ardhur një tjetër reagim nga Imami Ahmed Kalaja.

Sot, ai ka qenë në Farkë për të inaguruar një banesë për një familje në nevojë. Këtë nisëm bamirësie, për të cilën kanë kontribuar dhjetra besimtarë, e ka përshëndetur Imami xhamisë “Dinë Hoxha”. Në përfundim të saj, për herë të pare, ai ka folur për incidentin që mori përmasa të mëdha, videon ku Andi Lila tallej me priftërinjtë.

“Ishte një gabim njerëzor për të cilin edhe unë edhe Andi kërkuam ndjesë dhe kërkuam falje, se fundja fundit prandaj jemi dhe njerëz edhe të gabojmë. Shpresojmë që gjëra të tilla kurrë më nuk do të ndodhin  dhe mënyra se si u shit ishte diçka që vërtet të linte për të dëshiruar. Ishte diçka njerëzore, një gabim e pranojmë, por ja që jemi njerëz dhe nuk dalim dot nga njerëzorja”, tha Kalaja.

E në fund, imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës ka dhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar këto ditë.

“Unë i kam falur dhe ata të cilët e keqinterpretuan, ja kam bërë hallall. Zoti i falte ata dhe zoti na falte ne se dhe ne bëmë gabim dhe s’duhet të harrojmë gabimin tonë të parin”, tha Imami./ Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U tall me priftërinjtë, Greqia merr vendimin final për futbollistin Andi Lila (FOTO)
Policia e Tiranës arreston dy tifozë bardheblu për thyerjen e xhamave: Ç’ndodhi pas ndeshjes (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.023245096206665
array(1) { ["section"]=> string(89) "prifti-i-fali-mekatet-andi-liles-reagon-imami-ahmed-kalaja-ishte-nje-gabim-njerezor-73705" }