Prifti për videon intime: Gruas time ia sollën në shtëpi 5 vite më parë, nesër prova të reja

Publikuar tek: politike, më 17:53 30-09-2015 Prifti për videon intime: Gruas time ia sollën në shtëpi 5 vite më parë, nesër prova të reja

Ish-deputeti i LSI-së, Dritan Prifti ka reaguar pas publikimit të disa fotove ku ai shihej në çaste intime me një femër. Ashtu siç pohon edhe vetë Prifti, këto foto janë shkëputur nga një video e regjistruar ndaj tij dhe prej 5 vitesh i bëhet presion me të.

Ish-ministri i Energjisë, është rikthyer sërish në fokus të mediave për shkak të akuzave të bëra në drejtim të kreut të Kuvendit, Ilir Metës, kësaj here në lidhje me aferen e “CEZ”.

Prifti ka pranuar se këto foto janë publikuar për shkak të këtyre akuzave, ndërsa pranon se bashkëshortja e tij është njohur me këtë video pesë vite më parë dhe sot ata janë më të bashkuar se kurrë.

Gjithsesi, Prifti ka theksuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga akuzat dhe ka paralajmëruar se nesër do të publikojë prova të reja, duke filluar nga paratë e marra nga DIA, nga deputeti i LSI-së, Agron Çela.

Lexo edhe: Fotot intime të ish-politikanit në shtrat? Duket se politika i hapi petët e lakrorit

Reagimi i plotë i Priftit:

E kam ditur dhe denoncuar gjithmone qe Ilir Meta ndjek dhe pergjon jeten time private ne cdo kohe.  E kam ditur dhe faktin e ekzistences se nje videoje intime, foto te se ciles kane dale sot ne disa media. Me kane bere rreth 5 vjet shantazh per publikimin e saj.  Por sic e keni pare, une nuk jam terhequr nga denoncimet e mia publike per korrupsionin e Ilir Metes apo cdo qeveritari tjeter.

Pas 5 vjetesh, sot vendosen ti bejne publike keto foto, ne diten e tyre me te keqe perpara shqiptareve e nderkombetareve.  Sot kur opinioni publik eshte i bindur ne shumice dermuese se Ilir Meta eshte i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ne qelizen e tij te fundit.  Cdokush e kupton se jeta ime private sulmohet per te larguar vemendjen e Shqiperise dhe Botes nga aferat me miliona euro.  Metoda te uleta te sigurimit te shtetit enverian tentojne t’me bejne mua te terhiqem nga akuzat.  Nuk do terhiqem nga asnje akuze. Sapo te hapen hetimet do deshmoj te gjitha ato qe une di ne lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro te pervetesuara ne menyre te jashteligjshme nga njerezit e Metes.  Do dorezoj cdo gje qe posedoj per te zbardhur kete te vertete.

Prej 5 vjetesh familja ime eshte e njohur me kete ceshtje.  Gruas time nenpunesit e Metes ja kane sjell ne shtepi keto per ti pare, qe para 5 vjetesh.  Sot jemi te bashkuar dhe me te forte se kurre.

Sigurisht me vjen keq, qe per shkak te figures time publike dhe denoncimeve te mia te guximshme kunder korrupsionit, duhet te lendohet familja e cila eshte gjeja ime me e shtrenjte.

Do kishte pasur me shume interes per pergjuesit e mi, qe te ndiqnin dhe pergjonin grate e tyre, sepse ashtu do ti kishte vlejtur me shume koha dhe parate e harxhuara per pergjimin tim.  Keto pislliqe jane maksimumi qe ata mund te servirin kunder meje. Kijeni parasysh qe une jam gjithmone nje hap perpara, dhe asgje ne te shkuaren dhe sot nuk e bej pa mend.

Rradhen e kam perseri une. Neser eshte dite e re dhe prova te reja, duke filluar me parate e marra nga DIA nga soji Gon Celes, deputetit te LSI, meqe sot ai i quajti shpifje keto akuza.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mesazh të qartë për Metën nga Nju Jorku: Për mua dhe qeverinë, “CEZ” është çështje e mbyllur
“Pse i trembet Rama hetimit nëdërkombëtar për aferën 600 milion euro? “, Basha për “CEZ” »
Article Logic
Execution time: 0.031028032302856
array(1) { ["section"]=> string(96) "prifti-per-videon-intime-gruas-time-ia-sollen-ne-shtepi-5-vite-me-pare-neser-prova-te-reja-22030" }