Princi i Polifonisë Lefter Çipa: Ja si duhet të jetë juria e Festivalit të Gjirokastrës

Publikuar tek: kulture-art, më 18:49 22-01-2015 Princi i Polifonisë Lefter Çipa: Ja si duhet të jetë juria e Festivalit të Gjirokastrës Princi i Polifonise, Lefter Cipa

Eshtë quajtur “Princi i Polifonisë”. Dhe e ka merituar këtë status prej vitesh. Me një postim të tijin Lefter Çipa shprehet për jurinë e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. “Juria sipas mendimit tim duhet të jetë e organizuar ndryshe. Të ketë juri të ndara për polifoninë, për lahutat dhe etnokoreografinë si dhe variantet e arteve që vi8jnë në këtë lëmë të artit popullor e kombëtar shqiptar” shkruan Lefter Çipa për shtypi.net.

Nga: Lefter ÇIPA

Si e mendoj unë jurinë e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës…

Festival Kombëtar i Gjirokastrës është ngjarja më e madhe etnokulturore në Shqipëri. Ai e ka krijuar traditën e vet pamvarësisht nga kohët. Sepse është një ngjarje që lidhet me traditënkombëtare të kulturës që vjen dhe buron nga populli. Është një eveniment që lidhet me artistët popullorë që janë idealistët e fundit që këndojnë pa para me urdhrin e zemrës dhe në emër të ndjenjës dhe dashurisë për kulturën kombëtare.

Si një artist që u rrita me artin e popullit dhe kombësinë time dua të shpreh një sugjerim për funksionimin e jurisë së FFK të Gjirokastrës.
Festivali që planifikohet të zhvillohet këtë vit në qytetin e festivaleve duhet të këtë atë risi dhe ato angazhime që lidhen me të pazakontën që ka kënga, vallja dhe polifonia shqiptare. Juria e këtij festivali duhet të jetë sipas meje e organizuar ndryshe. Të ketë juri të ndara për polifoninë, për lahutat dhe etnokoreografinë si dhe variantet e arteve që vijnë në këtë lëmë të artit popullor e kombëtarë shqiptarë. Emrat dhe ekspertët me njohje dhe prodhimtari të shquar artistike të jenë të përfaqësuar në këto nivele të jurive për të dëshmuar njëkohësisht një vlerësim më serioz specialistësh, por edhe për të ruajtur objektivitetin vlerësues për të gjitha prurjet dhe zbulimet e pritshme nga trevat dhe grupet folklorike.

Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave dhe sidomos Institucion i Kulturës Popullore ( sot Qendra Kombëtare…) është koha të koordinojnë me institucionet e tjera kombëtare jashtë Shqipërisë për të patur një FFK sivjet në Gjirokastër si asnjëherë më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përkujtojmë lindjen e Lordit anglez, aq të dashur për shqiptarët
Quant e-Sport limousine, makina që harxhon vetëm… ujë deti »
Article Logic
Execution time: 0.76578521728516
array(1) { ["section"]=> string(91) "princi-i-polifonise-lefter-cipa-ja-si-duhet-te-jete-juria-e-festivalit-te-gjirokastres-1229" }