Princi Paul i Rumanisë akuzohet për korrupsion

Publikuar tek: bota, më 13:38 15-12-2015 Princi Paul i Rumanisë akuzohet për korrupsion

Akuzohet për mashtrim dhe korrupsion princi Paul i Rumanisë. Prokurorët e anti-korrupsionit kanë urdhëruar arrestimin e princit, me akuzat e përdorimit të influencës, pastrimit të parave dhe abuzimin me detyrën, raporton Romania-Insider.com.

Gjykata e ka lënë Princ Paulin në arrest shtëpie.

Ndërkohë prokurorët morën në pyetje Ioana Valmar, ish-gruan e kryetarit të parlamentit rumun, e cila dëshmoi mbi një pronë të paluajtshme, në dëshminë e së cilës pati shumë emra të njohur.

Përveç princit edhe 5 të tjerë u burgosën: biznesmeni Remus Truica, shefi i ekipit të ish-kryeministrit Adrian Nastase dhe drejtori i një të përditshmeje Dan Andronic.

Sipas prokurorëve, dyshohet se princi pretendoi që t’I kthehej toka 28.6 hektarë në veri të qytetit të Bukureshtit me arsyetimin se ishte e gjyshit të tij mbretit Carol II.

Por pasi nuk e mori, ai foli me biznesmenin Truica, që mendohet se ka lidhje me personazhe të njohur politikë të Rumanisë, me idenë se do t’i jepte 90% të vlerës së aseteve. Dhe ia doli ta marrë pronën në 2008 dhe për këtë është në hetim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0501549243927
array(1) { ["section"]=> string(52) "princi-paul-i-rumanise-akuzohet-per-korrupsion-27815" }