Prindër... harrojini kapsollat e pistoletat! Kjo është dhurata më e bukur që mund t’u bëni fëmijëve tuaj

Publikuar tek: kulture-art, më 09:56 02-12-2016 Prindër... harrojini kapsollat e pistoletat! Kjo është dhurata më e bukur që mund t’u bëni fëmijëve tuaj

Jemi në prag festash dhe me gjasë shumë prindër janë duke menduar për dhuratat që do u bëjnë fëmijëve të tyre, që në fakt mezi i presin këto ditë.

Dhe dëshirat e vogëlushëve janë nga më të larmishmet. Shpesh ata duan t’u ngjajnë personazheve që shohin në televizor dhe ndonjëherë kanë kërkesa nga më të çuditshmet që jo rrallëherë kanë rezultuar edhe të rrezikshme, siç janë pistoletat me saçma, kapsollat, shpatat etj.

Dy prindër nga Tirana na japin një ide fantastike dhe një mesazh të fuqishëm përmes kësaj fotoje. Klev dhe Enela Lumshi për dy djemtë e tyre Ken Krist dhe Harry Gjergj këtë vit kanë përgatitur pemën që shikoni në foto.

Është një pemë e gjitha e zbukuruar dhe e ndërtuar me libra për fëmijë. A mund të kishte dhuratë më të bukur, më edukuese dhe kuptimplotë se kjo?

pema.jpg

Foto: Ken Krist dhe babai i tij gjatë Euro 2016 (Foto që bëri xhiron e rrjetit)

 

kle1.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "100-vjet Korçë shqiptare", Artan Lame hap ekspozitën me flamuj të rrallë shqiptarë
Pazari i Vjetër i Korçës: Si është transformuar në këtë prag festash (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.020482778549194
array(1) { ["section"]=> string(106) "prinder-harrojini-kapsollat-e-pistoletat-kjo-eshte-dhurata-me-e-bukur-qe-mund-t-u-beni-femijeve-tuaj-61344" }