Prindërit e Kostandinit në Tiranë për të marrë trupin, mediat greke: Ndërhyri presidenti Meta

Publikuar tek: aktualitet, më 17:41 06-11-2018 Prindërit e Kostandinit në Tiranë për të marrë trupin, mediat greke: Ndërhyri presidenti Meta

Babai i Kostandin Kacifas është nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e pajetë të djalit të tij pas autorizimit të lëshuar nga Krimet e Rënda.

Prindërit e 35-vjeçarit të vrarë nga forcat policore gjatë një aksioni për kapjen e tij rreth një javë më parë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, janë shprehur për mediat greke se duan të marrin trupin e djalit të tyre për të kryer ceremoninë e varrimit.

Trupi i pajetë i minoritarit ekstremist u transportua drejt Tiranës pas kërkesës së prindërve për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore private. Ata ngritën pretendime se djali i tyre ishte vrarë padrejtësisht.

Sakaq, mediat greke raportojnë se tërheqja e trupit është bërë e mundur pas ndërhyrjes së presidentit Ilir Meta, të cilit prindërit e Kostandinit iu drejtuan me një letër pak ditë më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, gazetari kërkon ndihmë për ikonën e humorit
Dëmtohet Ura historike e Ali Pashës, shkak punimet për 'Bypass'-in e Tepelenës »
Article Logic
Execution time: 0.0044300556182861
array(1) { ["section"]=> string(98) "prinderit-e-kostandinit-ne-tirane-per-te-marre-trupin-mediat-greke-nderhyri-presidenti-meta-140493" }