Prindërit e Melania Trump marrin shtetësinë amerikane, mamaja rrobaqepëse dhe babai shofer

Publikuar tek: bota, më 10:20 10-08-2018 Prindërit e Melania Trump marrin shtetësinë amerikane, mamaja rrobaqepëse dhe babai shofer Prindërit e Melania Trump

Prindërit e zonjës së parë të SHBA, Melania Trump dje u bënë në mënyrë definitive shtetas amerikanë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Viktor dhe Amalija Knavs, u takuan së bashku në 1966, në qytetin e vogël të Sevnicës në Jugosllavi, tashmë Sllovenia.

Viktori ka lindur në 1944 dhe fillimisht ka punuar si shofer, më pas si një shitës makinash.

Bashkëshortja e tij e ardhshme Amalija ka punuar si rrobaqepëse në një fabrikë veshjesh.

Vajza e tyre Melania lindi në Novo Mesto dhe u rrit në Sevnica, në vitin 1970. Ata kanë edhe një vajzë tjetër, Knauss, që është artiste dhe është mikja më e ngushtë e motrës së famshme.

Viktori ka qenë pjesë e Ligës së Komunistëve, por në mënyrë secrete I pagëzoi fëmijët në Kishën Katolike.

Tashmë që janë afër të 70-ave, çifti është në pension edhe është parë shumë shpesh në Uashingyon.

Ata udhëtojnë shpesh me ciftin presidencial dhe kalojnë fundjavat me Melaninë, Donaldin dhe nipërit e tyre.

Avokati i tyre për emigracionin, Michael Ëildes konfirmoi për AFP se ata përfituan nga programi i lidhjes familjare që ka lancuar presidenti Donald Trump.

Ata morën shtetësinë në 9 gusht, pra vetëm një ditë më parë.

mt.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytje të mëdha në Francë, evakuohen mijëra persona
E RËNDË, të shtëna me armë në Kanada, 4 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977
array(1) { ["section"]=> string(96) "prinderit-e-melania-trump-marrin-shtetesine-amerikane-mamaja-rrobaqepese-dhe-babai-shofer-130689" }