Prindërit e sotëm po rrisin fëmijë narcistë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:30 10-03-2015 Prindërit e sotëm po rrisin fëmijë narcistë

Gazeta britanike The Guardian shkruan se prindërit e sotëm po rrisin fëmijë narcistë , që ndjejnë superioret ndaj fëmijëve të tjerë, një gjë e keqe kjo thonë studiuesit.  Hulumtuesit morën në pyetje 565 fëmijë të moshës 7 deri 11 dhe prindërit e tyre  415 nënat dhe 290 baballarë.

Rezultatet janë mjaft të qarta: Prindërit që krijonin një”mbivlerësim” tek fëmijëte tyre duke u thënë atyre se ata kanë të drejta superiore ndaj të tjerëve dhe janë të veçantë, kanë më shumë të ngjarë të prodhojë fëmijë narcistë, transmeton Bebja.com

Qëllimi është që fëmijët të trajtohen nga prindërit e tyre me dashuri dhe vlerësim  dhe kjo në thelb duhet tu rrisë vetërespektin, por jo të trajtohen në atë mënyrë që ata të mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve,

Kujdes prindër, pasi shkencëtarët thonë se një narcist ka tendencë të jetë më agresiv dhe i dhunshëm se të tjerët, janë më të rrezikuar nga depresioni, ankthi dhe varësia e drogës, ndryshe nga njerëzit  me vetëbesim të fortë. Siç u përmend më lart, prindërit duhet të tregojnë ngrohtësi dhe vlerësim për fëmijët pa mbështetur idenë se ata janë superiorë,  kjo mënyrë edukimi ka tendencë për të rritur fëmijët me vetëbesim.

Hulumtuesit gjithsesi shtojnë se mbivlerësimi prindëror nuk është origjina e vetme e narcisizmit pasi si një tipar i personalitetit është mesatarisht i trashëgueshëm dhe rrënjosur në tipare që herët në temperament.

Çdo prind duhet të kujdeset të rrisë një fëmijë që të mos ketë ndjenjë superioriteti ndaj të tjerëve, se një një i bardhë është më i mirë se një i zi, se një pasur është më i mirë se një i varfër, etj.

Studiuesit këshillojnë që se prindërit fare mirë mund ti trasmetojnë dashuri dhe vlerësim një fëmije pa e vënë një fëmijë në një piedestal, pa i thënë fëmijës se ai është më i mirë se të tjerët.

*Bebja.com

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022964000701904
array(1) { ["section"]=> string(48) "prinderit-e-sotem-po-rrisin-femije-narciste-5466" }