Prishet marrëveshja me TransAtlantic, 2 vendburime nafte i rikthehen shtetit

Publikuar tek: ekonomi, më 10:58 22-10-2016 Prishet marrëveshja me TransAtlantic, 2 vendburime nafte i rikthehen shtetit

Dy vendburimet e naftës dhe gazit në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul do t’i rikthehen në administrim qeverisë shqiptare. Kompania shtetërore e naftës Albpetrol ka njoftuar koncesionarin TransAtlantic Albania për mbylljen e njëanshme të marrëveshjeve hidrokarbure për këto vendburime të rëndësishme të nëntokës shqiptare.

Në mars të këtij viti, Albpetrol njoftoi kompaninë se nuk kishte përmbushur detyrimet ndaj shtetit shqiptar dhe në zbatim të marrëveshjes hidrokarbure paralajmëronte me nisjen e procedurave të prishjes së kontratës në mungesë reagimi.

Më 19 shtator 2016, Albpetrol i është drejtuar me shkresë zyrtare administratorit të TransAtlantic Albania z. Naim Kasa dhe drejtorëve të kompanisë z. Mark Crawford dhe z. Kresnik Grezda. Ne shkresë kompania shtetërore e naftës argumenton se “periudha 6-mujore që keni pasur në dispozicion për të korrigjuar shkeljet materiale të detyrave dhe detyrimeve themelore ka përfunduar më datë 8 shtator 2016. Me marrjen e njoftimit, TransAtlantic, nuk ka korrigjuar dhe nuk është angazhuar për të korrigjuar në mënyrë substanciale këto shkelje brenda afatit që parashikon marrëveshja”.

Detyrimet që TransAtlantic Albania ka ndaj kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol arrijnë në rreth 20 milionë dollarë, borxh ky i krijuar përgjatë viteve 2007-2013 nga operimi i kësaj marrëveshjeje hidrokarbure.

Në shkresën e Albpetrol konstatohet se në fund të muajit gusht 2016, gjendja e detyrimeve në naftë bruto që i takojnë Albpetrol sh.a. për llogari të PPE dhe PPA vazhdon të mbetet në nivelet e përllogariturave në fund të muajit Dhjetor 2015. Për periudhën prill 2015-gusht 2016, llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe aktivet e tjera të regjistruara të TransAtlantic rezultojnë të bllokuara në masën 100% nga ana e Përmbaruesve Gjyqësorë në kuadër të ekzekutimit të detyrimeve të ndryshme të kësaj kompanie nga të tretët.

Referuar vendburimit të Cakran-Mollajt, konstatohet se për vitin 2015, realizimi faktik i investimeve është në masën 5% krahasuar me Planin e Zhvillimit dhe në masën 1% krahasuar me Planin e Punës e Buxhetin e vitit 2015. Ndërkaq, për 3-mujorin e parë 2016, realizimi faktik është në masën 0%, krahasuar me Planin e Zhvillimit dhe në masën 0% krahasuar me Planin e Punës dhe Buxhetin e vitit 2016.

Referuar vendburimit të Gorisht-Kocul, konstatohet se për vitin 2015, realizimi faktik i investimeve është në masën 10% krahasuar me Planin e Zhvillimit dhe në masën 21% krahasuar me Planin e Punës dhe Buxhetin e vitit 2015. Për 3-mujorin e parë 2016, realizimi faktik është në masën 0% krahasuar me Planin e Zhvillimit, ndërkohë që në Planin e Punës dhe Buxhetin 2016 nuk janë parashikuar investime (CAPEX).

Në këto kushte, Albpetrol thotë se mbyllja e marrëveshjeve hidrokarbure bëhet efektive në përfundim të afatit 120 ditor nga marrja e njoftimit ndërsa kompania shtetërore e naftës do të marr në dorëzim puset dhe asetet e vendburimeve.

Në fund të shkresës konstatohet se mbyllja e marrëveshjes nuk do të lehtësojë kontraktorin TransAtlantic nga çdo angazhim i paplotësuar ose detyrime të tjera nën marrëveshje duke përfshirë pa kufizim pagesat e detyrimeve monetare për angazhimet e punës të paplotësuara, riparimet sipërfaqësore, përmirësimet e mjedisit dhe abandonimit etj.

Albpetrol mësohet se ka aktivizuar shërbimin përmbarimor i cili ndërkaq ka kryer bllokimin e aseteve dhe pikave ku kompania shet naftën e nxjerrë nga puset.

 Në maj të këtij viti TransAtlantic ndryshoi administrator, ndërsa në derën e shoqërisë prej kohësh dyndeshin kreditorët.

Përmbaruesit kërkonin në emër të tyre mbledhjen e faturave të papaguara, çka bëri që kuotat e kompanisë të bllokoheshin duke vështirësuar dhe procesin e transferimit të tyre te blerësi i ri.

Ndër kredituesit përmenden emra të tillë si La Petrolifera Italo Albanese, Gr Albania, Shoqëria Besta shpk, por edhe
Ruçi Trans, Silvi Oil & Drilling që gjithashtu u vunë në radhë.

Kompania shfrytëzon 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës. /Monitor

 

Screenshot_2016-10-22-08-54-22-1-237x300.png

Screenshot_2016-10-22-08-54-29-1-300x300.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015614032745361
array(1) { ["section"]=> string(81) "prishet-marreveshja-me-transatlantic-2-vendburime-nafte-i-rikthehen-shtetit-57035" }