Prishet marrëveshja PS-FRD, asnjë përfaqësues i Bamir Topit në Bashkinë e Tiranës

Publikuar tek: politike, më 19:16 31-07-2015 Prishet marrëveshja PS-FRD, asnjë përfaqësues i Bamir Topit në Bashkinë e Tiranës Bamir Topi dhe Edi Rama

E ndërsa Erion Veliaj prezantoi sot administratorët dhe tre nënkryetarët e bashksië, ra në sy fakti se ndryshe nga sa ishte folur fillimisht, një nënkryetar që duhet të emërohej nga Fryma e Re Demokratike në bashkinë e Tiranës nuk u prezantua. Madje asnje përfaqesues i FRD nuk ishte dje ne ceremoni. 

Madje, as vetë Veliaj nuk e përmendi këtë fakt. Po çfarë ka ndodhur? Burime nga Fryma e Re demokratike thanë për newsbomb.al se nuk ka asnjë “çarje” apo “krisje” mes PS dhe FRD për bashkëpunimin. Shkaku? Duket se marrëveshja mes PS e FRD është prishur në Tiranë. 

Burimet thonë se FRD duhet të merrte tre administratorë, por në fakt dje nuk është prezantuar asnjë. Dhe marrëveshja nuk po arrihet. Burimet nga dy palët thonë se shkak i kësaj krisjeje, eshtë edhe një presion qe LSI është duke berë mbi Edi Ramën, duke kërkuar gati 45 përqind të posteve në gjithë pushtetin vendor. 

Zyrtarisht dje nuk u tha asnjë fjalë për moszbatimin e marrëveshjes. Edhe pse nga FRD ka ende shpresa. Ajo që ra në sy eshte se Andi Seferi, i shpallur si nënkryetar bashkie, dje nuk ishte fare në ceremoni. 

Por, një grup negociator i FRD, ku përfshihet Gazmend Oketa dhe Sali Shehu, janë duke diskutuar për të gjithë paketën e emërimeve në të gjithë vendin me dy përfaqësuesit e PS, Gramoz Ruçin e Taulant Ballën.

Fryma e Re demokratike pretendon që marrëveshja mes këtyre dy forcave të shtrihet njëherazi në të gjithë vendin, për të mos e lënë këtë proces në mes, ku në një vend të fillojnë të bëhen emerimet e njerëzve, dhe në një tjetër jo.

Ky dokument nuk  është bërë ende publik nga negociatorët, të cilët në fakt, janë mbledhur kohë pas kohe për të parë ecurinë e zbatimit të kësaj marrëveshje. Por burimet nga FRD, thanë për newsbomb.al se shumë shpejt do të finalizohet dhe kjo parti do të përfaqësohet në bazë të votave që i ka dhënë maxhorancës në të gjitha bashkitë, e në të gjitha nivelet e qeverisjes. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj emëron administratorët në Tiranë, komenton edhe udhëtimin me autobus
Fahri Balliu analizon zgjedhjet: Përgjegjësi Ristani dhe ish ministrat. Njëri madje kërkonte naftë »
Article Logic
Execution time: 0.016086101531982
array(1) { ["section"]=> string(86) "prishet-marreveshja-ps-frd-asnje-perfaqesues-i-bamir-topit-ne-bashkine-e-tiranes-17438" }