Prishja e Teatrit Kombëtar, reagon Ilir Meta (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 12:57 13-06-2018 Prishja e Teatrit Kombëtar, reagon Ilir Meta (DEKLARATA) Ilir Meta, president

Reagon Presidenti i Republikës Ilir Meta lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar dhe projektligjin i cili parashikon prishjen e TK, ndërtimin e një teatri të ri si dhe një serie kullash të larta nga Fusha shpk.

Meta thotë se po ndjek me vëmendje situatën dhe bën thirrje për dialog e transparencë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik. Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme. Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thuhet në deklaratën e Presidentit.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kundërshtuan Velierën, Rama u jep mesazhin: Do vini me gjyslykë e kapele si diversantë për ta vizituar
Rruga Tiranë-Durrës me pagesë, gazetarja: Shpërqendrim! Duan të heqin vëmendjen nga ngjarjet që kafshojnë publiken »
Article Logic
Execution time: 0.18366503715515
array(1) { ["section"]=> string(60) "prishja-e-teatrit-kombetar-reagon-ilir-meta-deklarata-124224" }