Prishja e vilës monument kulture, Basha: Leja është dhënë para se godina të ishte në mbrojtje

Publikuar tek: politike, më 20:36 18-06-2015 Prishja e vilës monument kulture, Basha: Leja është dhënë para se godina të ishte në mbrojtje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thënë gjatë emisionit “Opinion” se leja e dhënë për vilën italiane të shembur para 3 ditësh, e publikuar në neësbomb.al, është dhënë para se godina të ishte në mbrojtje. Sipas Bashës, edhe ky është një mashtrim nga Rama dhe ministrja Kumbaro.

Basha ka thënë se nuk është e vërtetë që ka dhënë leje për shkatërrimin e “Vilës Italiane” e përfshirë në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, në themelet e së cilës do të ndërtohet një pallat shumëkatësh.

“Lejet janë bllokuar në gusht të 2014-ës. Të gjitha gënjeshtrat e papagallit dhe motrës së papagallit bien menjëherë pasi unë nuk kam dhënë leje. Kur është dhënë leja, ajo godinë nuk ka qenë në mbrojtje. Leja ishte dhënë para se të ndodhte bllokimi”, tha Basha.

Gjatë emisionit “Opinion”, Basha ka thënë se bllokimi i ndërtimeve të Bulevardit të Tiranës është bërë nga ministri i Financave Shkëlqim Cani, i urdhëruar, sipas Bashës, nga kryeministri Rama.

“Ka një kredi të marrë dhe Parlamenti e ka ratifikuar, për Bulevardin e Tiranës. Unë e solla se kisha lidhjet e mija. Erdhën fondet, u bë prokurimi, u prokurua projekti më i mirë dhe nisën punimet. Erdhi ky dhe çfarë tha? Ka një moment burokratik që është firomsja nga ministri i Fiancave, i cili është noteri i fondit. Por Shkëlqim Cani nuk e niski këtë fletushkë. 4 herë erdhi fondi i Abu Dabi-t. Ai tha se nuk ka gjelbërim në bulevard. Ka me mijëra metra katror gjelbërim”, ka thënë Basha.

I pyetur për ndërtimet e pallateve shumëkatëshe te Liqeni, Basha tha se nuk pallatet kanë nisur me leje nga Komiteti i Digave, që është i varur nga qeveria dhe se pallatet janë ndërtuar tërësisht në tokë private.

“Ndërtimi nuk është te Parku i Liqenit, është në tokë private. Nuk është asnjë centimetër katror nga Parku i Liqenit. Qeveria e Tiranës duhet të jepte leje për atë ndërtim se ndërtimi është poshtë digës, dhe Komiteti i Digave është i varur nga qeveria. Pas 4 muajsh i njëjti Komitet Digash që dha lejen, u tërhoq”, ka thënë Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sondazhi i Newsbomb.al / Ja rezultatet përfundimtare për 11 qytetet kryesore
Përgatitet incident në Durrës, Duma: Komisionerët e PD-së nuk do lejojnë asnjë nga 2800 votues fiktiv të votojnë »
Article Logic
Execution time: 0.0042848587036133
array(1) { ["section"]=> string(97) "prishja-e-viles-monument-kulture-basha-leja-eshte-dhene-para-se-godina-te-ishte-ne-mbrojtje-13961" }