Prishtinë, kërkohet heqja e flamurit kombëtar dhe zëvendësimi me atë verdh e blu

Publikuar tek: rajon, më 22:58 11-02-2018 Prishtinë, kërkohet heqja e flamurit kombëtar dhe zëvendësimi me atë verdh e blu

Një javë na ndan nga 10 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe përgatitjet për festimin e kësaj dite të shënuar tashmë kanë nisur.

Por një debat i madh ka përfshirë Prishtinën, ndërsa kryebashkiaku i kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti është vënë nën shënjestër të kritikave.

Sa e çuditshme mund të duket, por shkak për polemikat është bërë...flamuri i Shqipërisë, apo flamuri kombëtar.

Prej 2014-ës flamuri kuq e zi valëvitet në rrethin kryesor të Prishtinës, nuk dihet se kush e ka vendosur aty, por ka zëvendësuar atë të Kosovës, gjatë përgatitjeve manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”.

Mijëra kosovarëve i janë bashkuar edhe politikanë që tashmë kërkojnë heqjen e flamurit kombëtar dhe rikthimin e atij verdh e kuq. Ata shprehen se:

“Nuk jemi kundër flamurit kuq e zi, i cili ka një simbolikë për gjithë kombin tonë, mirëpo për festen e 17 shkurtit – dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti kërkojmë që të vendoset flamuri i pavarësisë, pra flamuri i Republikës së Kosovës”.

Mirëpo askush nuk ka shpjeguar sesi mund të mos jesh kundër flamurit kombëtar kur kërkon heqjen e tij, ndërkohë që ka edhe zgjidhje të tjera, si përshembull vendosja e flamurit të Kosovës pa e hequr atë kombëtar, dhe të dy flamurët mund të valëviten përkrah njëri-tjetrit.

E fundit që e ka kërkuar një gjë të tillë është deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu.

“Sot ne vigjilie te 10 vjetorit te Pavarësisë, Flamuri i Kosovës valvitet i lire përkrah shqiponjës dy krenare mbi Kullën e Dëshmorit Ismet Rrahmani në Aqarevë të Drenicës. Edhe #Prishtina është #Kosovë10”, shkruan ajo në Facebook.

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen dy policë, dyshohet se fshehën provat për vrasjen e liderit serb në Kosovë
Vritet një tjetër shqiptar në Siri »
Article Logic
Execution time: 0.018257141113281
array(1) { ["section"]=> string(86) "prishtine-kerkohet-heqja-e-flamurit-kombetar-dhe-zevendesimi-me-ate-verdh-e-blu-109941" }