Pritet të jetë titullar sonte, klubi italian i bën “dhuratë” lojtarit të KOMBËTARES

Publikuar tek: sport, më 16:15 10-09-2018 Pritet të jetë titullar sonte, klubi italian i bën “dhuratë” lojtarit të KOMBËTARES Berat Gjimshiti në ndeshjen ndaj Spanjës

Berat Gjimshiti pas një periudhe të gjatë ku u huazua te Avellino dhe Benevento, po kthehet në titullar të padiskutueshëm te Atalanta.

Që nga fillimi i këtij sezoni në kampionatin italian, Gjimshiti nuk ka munguar në asnjë takim duke u kthyer në futbollistin kyç të skuadrës nga Bergamo. Por ditët e fundit mësohet se tekniku Gasperini nuk dëshiron të humbasë shërbimet e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë dhe i ka kërkuar klubit të zgjasë kontratën me futbollistin shqiptar.

Nëse drejtuesit vazhdojnë t’i japin besim, Gjimshiti mund të mos mendohet dy herë për të rinovuar me Atalantën.

Në këtë merkato verore, në adresë të tij pati shumë oferta, por në momentet e fundit Gjimshiti mori telefonatën që ktheu çdo gjë pas. Sot ai pret të japë maksimumin në supersfidën me Skocinë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti i famshëm parashikon Skoci-Shqipëri: Do jetë e fortë por...
Shqiptarët ‘e djegin’ në Skoci, festojnë me tupan e fustanella (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.025617122650146
array(1) { ["section"]=> string(87) "pritet-te-jete-titullar-sonte-klubi-italian-i-ben-dhurate-lojtarit-te-kombetares-133848" }