Priti një jetë për të parë Uellsin në Europian, e zë gjumi në stadium

Publikuar tek: sport, më 17:20 13-06-2016 Priti një jetë për të parë Uellsin në Europian, e zë gjumi në stadium

Fotografia e një tifozi të Uellsit duke fjetur në stadium është bërë hit në rrjetet sociale. Tifozi i cili priti plot 20 vite për kualifikimin e kombëtares së Uellsit nuk arriti të shohë ndeshjen hapëse kundër Sllovakisë pasi e zuri gjumi në stadium.

Ai u fotografua teksa një sportist veteran i regbisë në Uells, Shane Williams, e kapi nga flokët në një tentativë për ta zgjuar.

“Isha inekzistent për botën. Nuk e dija që fotoja ime krah një prej sportistëve më të famshëm të regbisë ishte bërë hit në internet.

Nuk arrita të dëgjoja as himnin dhe as brohoritjet pas golit të parë nga Bale”, tha ai. Tifozi tha se kishte siguruar biletën në minitat e fundit por lodhja dhe pija kishin bërë që ta zinte gjumi në stadium.

13412130_1144144388983523_6414405379919556415_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre klube gjigande interesohen për Hysajn
Dëmtohet Ergys Kaçe, në dyshim për Francën »
Article Logic
Execution time: 0.034419059753418
array(1) { ["section"]=> string(74) "priti-nje-jete-per-te-pare-uellsin-ne-europian-e-ze-gjumi-ne-stadium-43375" }