Pritje madhështore për Majlinda Kelmendin sot në Kosovë, zbardhet axhenda e saj

Publikuar tek: sport, më 10:56 14-08-2016 Pritje madhështore për Majlinda Kelmendin sot në Kosovë, zbardhet axhenda e saj

Majlina Kelmendi arriti që të fitojë medalje ari në sportin e Xhudos në Lojërat Olimpike "Rio 2016".

Ajo ngriti lart flamurin e Kosovës në pjesëmarrjen e parë në këtë kompeticion të rëndësishëm, ndërsa i është rezervuar një pritje fantastike.

Majlida Kelmendi do të pritet sot në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë dhe më pas do të shëtisë deri në qendrën e Prishtinës, ku do të pritet nga qytetarët e shumtë, por plani për autobusin e hapur mund të kishte dështuar.

Zgjidhja vjen nga kryeministria e Maqedonisë. Zëvendës kryeministri i shtetit fqinj të Kosovës, Maqedonia, Festim Halili ka vënë në dispozicion autobusin e hapur që Majlinda Kelmendi të udhëtojë nga aeroporti në Prishtinë e më pas drejt Pejës ku është vendlindja e saj..

Kjo është agjenda për pritjen e Majlindës:

17:40 – 18:00  Arritja: Adria Airways Frankfurt – Prishtinë.

18:00 – 18:10  Pritja:

Z. Isa MUSTAFA - Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Familja e Majlinda Kelmendit

Z. Kujtim SHALA - Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së

Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit

Z. Shasivar HAXHIJAJ -  Nënkryetar i Komitetit Olimpik

Z. Sokol HAVOLLI – Shef  i Kabinetit të Kryeministrit

18:10  - 18:30  Salloni VIP  1

18:30 – 19:00 -Konferenca për medie

19:00 - 19:30 - Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.

19:30 - 20:30 -Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur  nëpër sheshet e     Kryeqytetit.                   

20:30 – 21:30-Nisja për në Pejë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Çmendet’ Gashi, super-gol ndaj LA Galaxy (VIDEO)
Hedhja më e keqe nga trampolina, nuk është surprizë që mori 0.00 pikë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.10225915908813
array(1) { ["section"]=> string(84) "pritje-madheshtore-per-majlinda-kelmendin-sot-ne-kosove-zbardhet-axhenda-e-saj-49691" }