“Privatizimi i INSIG-ut, solli rritjen e çmimit të siguracioneve me 30%”

Publikuar tek: ekonomi, më 16:43 29-08-2016 “Privatizimi i INSIG-ut, solli rritjen e çmimit të siguracioneve me 30%”

Rritja e çmimit të siguracioneve të automjeteve me 30% ka ardhur si rezultat i privatizimit të ish-kompanisë shtetërore të sigurimeve, INSIG. Ky është konkluzioni i “Nisma Thurje” për një nga çështjet më të nxehta të ditëve të fundit.

Sipas kësaj faqeje, INSIG duke qenë në pronësi të shtetit, kryente edhe rolin e mbikqyrjes së tregut. Në rast se kompanitë e tjera private të sigurimeve do të donin të rrisnin çmimin e siguracioneve tej arsyes, siç ka ndodhur sot, kjo do të pengohej nga INSIG, pasi kompania do t’i konkurronte duke mbajtur një çmim më të ulët se ato. Dhe në fakt, çmimi që qytetarët duhet të paguajnë për siguracionet e makinave u rrit pak pasi u privatizua kjo kompani.

Reagimi i Nisma Thurje:

Rritja e cmimit te siguracioneve me 30% erdhi menjehere mbas privatizimit te INSIGUT (ish kompanise shteterore te sigurimeve). Kompania duke qene me pare ne pronesi te shtetit kryente edhe rolin e mbikqyrjes se tregut. Edhe nese kompanite e tjera deshironin te rrisnin cmimin tej arsyes nuk mundeshin sepse Insig do i konkurronte duke mos e rritur ate. Privatizimi i INSIGUT dhe mos-pershtatja e legjislacionit na la te gjitheve ne meshire te kompanive te cilat pa kaluar pak nga privatizimi rriten cmimet.

Te kesh makine ne Shqiperi kushton shtrenjte. Paguajme naften me te shtrenjte me cilesine me te dobet. Paguajme takse vjetore automjetesh. Paguajme takse qarkullimi 32.4 leke per cdo liter nafte. Paguajme tashme siguracione 30% me te shtrenjta. Do te paguajme edhe takse qarkullimi per cdo rruge ne akset kombetare duke filluar nga Rruga e Kombit.

Nese nuk reagojme kjo liste do te behet me e gjate.

Sepse kush hesht miraton!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025367021560669
array(1) { ["section"]=> string(74) "privatizimi-i-insig-ut-solli-rritjen-e-cmimit-te-siguracioneve-me-30-51193" }