Problem me mbiemrin, KQZ nuk regjistron Grida Dumën si kandidate

Publikuar tek: politike, më 19:24 07-05-2015 Problem me mbiemrin, KQZ nuk regjistron Grida Dumën si kandidate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistuar sot Grida Dumën si kandidate të PD-së për bashkinë e Durrësit, për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. KQZ ka kthyer për plotësim dokumentin e regjistrimit të Grida Dumës, për shkak të debateve të zhvilluara në mbledhje në lidhje me mbiemrin e kandidates.

Në dokument kandidatja demokrate kërkonte të regjistrohej si Grida Duma-Shqina, e për këtë arsye KQZ ka kthyer për plotësim dokumentin. Anëtarë të KQZ duke iu referuar Kodit të Familjes janë shprehur se Grida Duma duhet të regjistrohet me mbiemrin që është regjistruar pas martesës, pasi ligji parashikon se bashkëshortët kur lidhin martesë duhet të vendosin nëse do të mbajnë mbiemrin e ndonjërit prej tyre, apo të vetin.

Sot KQZ ka regjistuar Halim Kosovën si kandidatin zyrtar të PD-së për Bashkinë e Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama reagon për listat e zgjedhësve: Grida Duma rri me qera te daja në Durrës
Bojaxhi: Fondet për fushatën i kemi transparente, qytetarët të kontribuojnë »
Article Logic
Execution time: 0.032510042190552
array(1) { ["section"]=> string(69) "problem-me-mbiemrin-kqz-nuk-regjistron-grida-dumen-si-kandidate-10608" }