Probleme serioze me bashkëshortin, Arbana Osmanit drejt ndarjes?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:23 12-01-2019 Probleme serioze me bashkëshortin, Arbana Osmanit drejt ndarjes?

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka ditur gjithmonë të mbajë hermetike jetën e saj private.

Por zhvillimet e reja duket se do të jenë disi të vështira për t’u fshehur pasi thuhet  se prej muajsh se moderatorja dhe partneri i saj, kanë pasur probleme në çift. Burime për “iconstyle.al”, bëjnë të ditur se ata po shkojnë drejt ndarjes.

Moderatorja Arbana Osmani ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private dhe ka arritur të mbrojë me fanatizëm familjen, duke pasur nga ana tjetër një karrierë shumë të suksesshme në televizion.

Për bashkëshortin e saj dimë shumë pak dhe madje të pakta janë edhe fotot e tij që qarkullojnë në internet.

Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe është financier me profesion.

Dyshja ka edhe një djalë që quhet Jon, që këtë mars mbush 4 vjeç.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067679882049561
array(1) { ["section"]=> string(69) "probleme-serioze-me-bashkeshortin-arbana-osmanit-drejt-ndarjes-148462" }