Procedimet penale për mosbindjen civile, reagon rrufeshëm Basha

Publikuar tek: barometri, më 08:10 09-04-2018 Procedimet penale për mosbindjen civile, reagon rrufeshëm Basha

Lulzim Basha te selia blu

Kreu i PD, Lulzim Basha reagon për procedimin penal që është komunikuar ndaj tij dhe disa deputetëve të opozitës lidhur me bllokimin e rrugëve gjatë protestës së të enjtes.

Nga selia blu ku zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Mitrovicës, Basha tha se ky është një hetim qesharak i dyshes Rama-Marku, ndërsa theksoi se asgjë nuk i frikëson për të vazhduar betejën.

“Është një hetim qesharak i dyshes Rama-Marku. Tani Rama ka futur në dorë edhe drejtësinë. Unë e kam për nder të procedoehem penalisht bashkë me qytetarët për një të drejtë legjitime për të mbrojtur 11 kuksianët që mbahen në qelitë e burgut. Beteja do të vazhojë, askush prej nesh nuk frikësohet nga ky veprim qesharak. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë rrugën qe kemi nisur, nuk na arrestojnë dot të gjithëve”, tha Basha për gazetarët.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026299953460693
array(1) { ["section"]=> string(69) "procedimet-penale-per-mosbindjen-civile-reagon-rrufeshem-basha-116200" }