Procesi zgjedhor, KE nis procedurat kundër Sllovenisë

Publikuar tek: bota, më 13:27 22-05-2019 Procesi zgjedhor, KE nis procedurat kundër Sllovenisë

Komisioni Europian ka nisur procedurat kundër Sllovenisë për shkak të listës zgjedhore së personave të fshirë me aftësi të reduktuar intelektuale, ata që kanë arritur moshën 18-vjeç ose ata për shkak të sëmundjes mendore, me arsyetimin se nuk mund të kuptojnë se çfarë është qëllimi i zgjedhjeve.

Sipas gazetës, Veçer" e Mariborit, kjo praktikë është në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën sllovene, sipas të cilit çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të votojë dhe të zgjidhet, por edhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Personat me aftësi të reduktuar intelektuale janë përjashtuar nga procesi zgjedhor vetëm në Slloveni dhe Hungari si vende anëtare të BE-së, dhe për këtë arsye Brukseli ka nisur kundër Sllovenisë procesin që mund të rezultojë në dhënien e të drejtës për kompensim për personat të cilëve u është mohuar e drejta e votës.

Sipas praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, rastet e përjashtuara nga zgjedhjet mund të marrë rreth 3,000 euro si kompensim, nëse vërtetohet se janë diskriminuar në bazë të ligjit për shkak të pamundësisë për të votuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34388494491577
array(1) { ["section"]=> string(59) "procesi-zgjedhor-ke-nis-procedurat-kunder-sllovenise-165271" }