Prodhimi i energjisë nga ujrat termale, një burim alternativ në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 15:18 10-09-2016 Prodhimi i energjisë nga ujrat termale, një burim alternativ në Shqipëri

Në Shqipëri po shihet mundësia e shfrytëzimit të ujrave termale për prodhimin e energjisë elektrike.

Deri më tani janë vetëm energjia është prodhuar vetëm nga burimet hidrike, por po shihen dhe alternative të tjera për prodhimin e energjisë si nga era, termocentralet, biomasa dhe së fundmi dhe nga ujrat termale.

Ekspertë të Institucioneve  të linjës, në një studim mbi energjinë kanë përcaktuar pikërisht potencialin që ka vendi ynë në shfrytëzimin e energjisë së ujërave termale për prodhimin të energjisë. Ndonëse akoma nuk ka filluar të përdoren edhe pse potenciali i tyre e ofron një mundësi të tillë.

Vlerësimet eksperimentale energjetike tregojnë se për të katër burimet me të mëdha: Llixhat e Elbasanit, të Peshkopise, të pusit Kozani-8 dhe Ishmi – 1/b,  rezultojne se prurja e pergjithshme e ujit termal është 44.8 l/sek, kapaciteti i energjisë gjeotermale 6.64 Mët dhe fuqia e mundshme për t’u instaluar 7084 kë.

Sipas ekspertëve këto të dhëna janë mjaft premtuese për të filluar projekte energjetike për të shfrytëzuar këtë burim energjetik të rinovueshëm.

Burimet termale ose ndryshe llixhat i kemi përdorur vetëm për kurimin e shëndetit, morëpo tani po shihen dhe si burime për prodhimin e energjisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027292966842651
array(1) { ["section"]=> string(77) "prodhimi-i-energjise-nga-ujrat-termale-nje-burim-alternativ-ne-shqiperi-52525" }