Prodhuesit privatë të energjisë: Nuk jemi ne fajtorë për falimentimin e sektorit

Publikuar tek: ekonomi, më 17:03 23-02-2015 Prodhuesit privatë të energjisë: Nuk jemi ne fajtorë për falimentimin e sektorit

Shoqata AREA që përfaqëson 90/95% të prodhuesve privatë të energjisë se rinovueshme me kapacitet nën 15MW në Shqipëri, ka deklaruar sot se prodhuesit privat nuk mund të akuzohen si fajtorë të falimentimit të sektorit të enrgjisë.

Sipas tyre prodhimi privat i energjisë në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë gjithmonë në pozita inferiore ndaj energjisë së importuar dhe asnjëherë, nuk e ka tejkaluar 9% të nevojave të brendshme të Shqipërisë.

Eshtë e dukshme se problemi i sotëm i sektorit të energjisë, nuk qendron te prodhuesit privatë të energjisë të cilët investojnë paratë e tyre e hyjnë në detyrime me bankat, që punësojnë personel në zonat e thella, larg qyteteve kryesore ku jeta është e vështirë dhe nuk ka fabrika që të paguajnë rregullisht taksat. Çmimi i vendosur për energjine e prodhuar prej nesh për vitin 2015 nuk lejon kthimin e investimeve dhe në disa raste, nuk është e mjaftueshme të paguash detyrimet ndaj bankave. Çmimi i vendosur ësht  7,637 Lek/kWh dhe të gjithë jemi habitur kur morëm dijeni se OSHEE e ka blerë energjinë me 8 Lek/kWh”, thuhet në deklaratën e kësaj shoqate.

AREA kërkon hartimin e një plani për të krijuar pvarësinë energjitike të Shqipërisë dhe vetëplotësimin e nevojave të saja për konsum.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034285068511963
array(1) { ["section"]=> string(84) "prodhuesit-private-te-energjise-nuk-jemi-ne-fajtore-per-falimentimin-e-sektorit-4216" }