Producentja e njohur zbulon çfarë i ndodhi kur dërgoi të ëmën për operacionin e vështirë te “Koço Gliozheni”: Ata nuk e dinin që isha gazetare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:42 20-11-2017 Producentja e njohur zbulon çfarë i ndodhi kur dërgoi të ëmën për operacionin e vështirë te “Koço Gliozheni”: Ata nuk e dinin që isha gazetare

Producentja e njohur Zefina Hasani ka rrëfyer eksperiencën e saj në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku e ëma bëri një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndonëse mjekët dhe infermierët janë mjaft të gjykuar si dhe akuzohen shpesh për shërbimin jo korrekt dhe për korruptime të ndryshme, për gazetaren e vërteta qëndron ndryshe.

Në një postim të gjatë Hasani rrëfen eksperiencën e saj, ku i ka lënë mjaft mbresa shërbimi në maternitet dhe thekson se asnjë nga personeli nuk e dinte që ajo ishte gazetare.

Mesazhi i plotë:

Ankthi i pritjes së mbarimit të një operacioni, sado të të thonë se është nga ato ndërhyrjet e lehta, rutinë, nuk zhbëhet dot derisa e sheh me sytë e tu njeriun tënd të afërt (mamin në rastin tim) që të ketë dalë mirë prej andej.
Pastaj nis e të gërryen meraku për gjendjen post operacion. Shpirti s’të gjen hiç rehat, ndoshta dhe sepse ke në mendje veç një ide fikse: një Zot e di si do të jetë shërbimi në spital! Shtet hesapi! 


Pavarsisht se e ke zgjedhur vetë mjekun dhe beson fort në aftësitë e tij, paragjykimi apo dhe gjykimi i keq për bluzat e bardha, sidomos për shërbimin e përditshëm pas operacionit, bazuar në sa e sa ngjarje reale apo dhe legjenda urbane, që kanë treguar për mungesë shërbimi profesional e për abuzime deri në raste ekstreme, s‘ të lënë të besosh se në rastin tënd situata do të jetë ndryshe. 
Isha e përgatitur për t’i qëndruar mbi kokë e për t’i bërë ballë, pse jo edhe me debate të forta, çdo situate që nuk do të më pëlqente gjatë ditëve që mami do të duhej të rrinte e shtruar në spital.


Por ja që nuk pata, as edhe një sekond të vetëm, arsye të ngrija zë e të kërkoja gjë. 
Në repartin e Shërbimit të Gjinekologjisë, në maternitetin “Koço Gliozheni” gjithçka funksiononte më së miri.
Ishin profesionistë por dhe shumë të kujdesshëm në mardhëniet me pacientët.


Doktor Kastrioti, që bëri ndërhyrjen, por edhe kryeinfermierja Vali e infermieret Marjeta e Nazifja më ndryshuan totalisht ndjesinë e vagullt që pata ditën e parë. 
Kisha njëqind arsye për të mos besur se shërbimi do të ishte aq i mirë në atë spital shtetëror. Ata më dhanë njëmijë arsye më shumë për të besuar se mes bluzave të bardha e nëpër korridoret e spitaleve shtetërore ka edhe profesionistë të tillë, të cilëve as buzëqeshja nuk u ikën nga buza sa herë hyjnë në dhomat e pacientëve.
S’është normale të të bëjnë çudi sjelljet e shërbimet që duhet të jenë padiskutim kështu, por ja që në Shqipëri s’është gjithmonë kështu. 


PS: askush prej personelit nuk e dinte që vajza e njërës prej pacienteve të tyre ishte gezetare. Pra nuk ishte çështje frike se mos përfundonin në ndonjë portal a tv. Thjesht ata ishin ashtu, të kujdesshëm me çdo pacient. Dhe unë i falenderoj pafund. Mbi të gjitha për energjinë e mirë që i dhanë mamit tim në çdo moment.

1.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023984909057617
array(1) { ["section"]=> string(146) "producentja-e-njohur-zbulon-cfare-i-ndodhi-kur-dergoi-te-emen-per-operacionin-e-veshtire-te-koco-gliozheni-ata-nuk-e-dinin-qe-isha-gazetare-100222" }