“Produkte bio”, miratohen dy projektligje të rëndësishme në bujqësi për mbrojtjen e bimëve dhe prodhimet biologjike

Publikuar tek: ekonomi, më 15:27 18-10-2016 “Produkte bio”, miratohen dy projektligje të rëndësishme në bujqësi për mbrojtjen e bimëve dhe prodhimet biologjike

Dy projektligje të rëndësishme janë miratuar në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese. Në qendër të tyre ndodhet kujdesi për bimët dhe mbrojtja e konsumatorit.

Komisioni Parlamentar Për Veprimtatitë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi dy projektligje të dërguara nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Roni Relegrafi dhe drejtorët e drejtorive repektive u paraqitën në komisionin parlamentar me relacionet përkatëse për Projektligjin “Për Mbrojtjen e Bimëve”, si dhe për atë “Për prodhimin biologjik”.

Qëllimi i projektligjit “Për Mbrojtjen e Bimëve”, i cili ditën e enjte do të diskutohet dhe votohet në seancën plenare, ka për qëllim të përcaktojë rregullat për mbrojten e bimëve dhe produktet bimore nga parazitët, si dhe të parandalojë hyrjen e përmbajtjen e parazitëve karantinor në Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu, ky projektligj, ka si synim edhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve si dhe mjedisin nga përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Ndërsa Projektligji “Për Prodhimin Biologjik”, që në Komisioni Parlamentar Për Veprimtatitë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisi që kaloi në parim, ka për qëllim të sigurojë bazën për zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit biologjik, funksionimin efikas të tregut të brendshëm dhe garantimin e konkurencës së drejtë, si dhe besimin e mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031804800033569
array(1) { ["section"]=> string(118) "produkte-bio-miratohen-dy-projektligje-te-rendesishme-ne-bujqesi-per-mbrojtjen-e-bimeve-dhe-prodhimet-biologjike-56598" }