“Produktet janë importuar 15% më lirë”, Brahaj: Pak duar po rrisin fitimet deri në 20% nga kursi i EUROS

Publikuar tek: ekonomi, më 17:25 06-06-2018 “Produktet janë importuar 15% më lirë”, Brahaj: Pak duar po rrisin fitimet deri në 20% nga kursi i EUROS

Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj, i drejton disa pyetje Bankës së Shqipërisë, pas konferencës për shtyp të guvernatorit Genti Sejko, i cili tha se BSH do të ndërhyjë për të rregulluar parametrat e tregut duke blerë valutë.

Por zhvlerësimi i euros ka nisur që prej muajit janar, ndaj Brahaj pyet se përse Banka e Shqipërisë bleu euro për rezervat në valutë kur ishte me 140 lekë dhe nuk ka blerë sot që është 124 lekë.

Sipas Brahaj, produkte të shumta janë importuar me 15% më lirë gjatë kësaj periudhe por çmimi në tregun vendas nuk ka ndryshuar.

“(Pak duar) importues po rrisin fitimet me 15 deri 20% vetëm si pasojë e kursit”, shkruan Brahaj.

Reagimi i plotë:

Një grup pyetjesh:

Pse BSH blinte euro për rezervat e saj në valutë kur euro ishte 140 lekë e nuk ble sot që është 124 lekë?

Pse pas uljes me -15% (janar qershor 2018) nafta, mielli, ushqimet, ilaçet importohen 15 % më lirë, por në tregun vendas na shiten po njësoj?

Këta të BSH që nuk i rrisin pak rezervat në valutë seriozisht e kanë kur kërkojnë të na mbushim mendjen, që po na forcohet leku me “pelivan-llëq-e” tregu, Ble kur është shtrenjt e pushoj së bleri kur është – 15% më lirë??

Kompetenti mos i ka shokë (ato pak duar) importuesit që po rrisin fitimet me 15 deri 20% vetëm si pasojë e kursit.

Pyetjet nuk u drejtohet atyre që sic thotë dhe kryeministri “kanë pronar me vëllezër” !!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhvlerësohet EURO, flet Guvernatori i Bankës: Si do të zgjidhet situata
Bie rëndshëm EURO, eskperti jep ALARMIN: Filloi kriza monetare, ja kush DËMTOHET më shumë »
Article Logic
Execution time: 0.021101951599121
array(1) { ["section"]=> string(105) "produktet-jane-importuar-15-me-lire-brahaj-pak-duar-po-rrisin-fitimet-deri-ne-20-nga-kursi-i-euros-123481" }