Profesor Tritan Kalo: Dëmi që po i krijohet drejtësisë me ngutjen e Saimir Tahirit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:07 23-10-2017 Profesor Tritan Kalo: Dëmi që po i krijohet drejtësisë me ngutjen e Saimir Tahirit

Profesor, doktor, Tritan Kalo komenton situatën e pazakontë politike që ka çuar në një situatë aspak të zakonshme të sistemit të drejtësisë. Rama që sulmon hapur Prokurorinë dhe kjo e fundit që i shpall luftë mediatikisht.

Kalo tregon se cili është dëmi që po i krijohet drejtësisë me ngutjen për dënimin e Saimir Tahirit.

“Kur e vërteta mvishet me hamendësira pa asnjë bazë reale, humbet edhe vetë Vlera, Domethënia e Roli i së VËRTETËS. Ky është mekanizmi më dëmprurës për të vendosur DREJTËSI në këtë vend të molepsur nga Korrupsioni, Krimi, Droga e Konçensionet. Dëmi që po i krijohet Drejtësisë me ngutjen e dënimit të Saimir Tahirit, pa pritur kopsitjen sa më të plotë të ”Dosjes së tij Kriminale”, nëse ka realisht një aktivitet të tillë, është i pallogaritshëm, për dy arësye: 1-Sepse po nxit reaksionin e kundërt të asaj që synohet të mbrihet, pra të nxjerjes së të vërtetës dhe bërjes më së fundmi Drejtësi, në këtë vend ku vetëm Drejtesi nuk është bërë që pas 22 Marsit 1992, dhe 2-Do të krijoj një Precedent Juridik, në gozhdën e së cilit do të varin xhaketat e tyre në të ardhmen gjithësecili prej atyre, që si edhe deri me sot i ka shpëtuar Drejtësisë me marifete të mbështetura brënda Strukturës Morfologjike të Kodit Penal…PËR TEATËR nuku kemi nevojë sepse boll kemi parë këto 26 vjet!!!...Quo vadis Shqipëria ime!!!”, shkruan Tritan Kalo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014139890670776
array(1) { ["section"]=> string(87) "profesor-tritan-kalo-demi-qe-po-i-krijohet-drejtesise-me-ngutjen-e-saimir-tahirit-96871" }