Profesori i ekonomisë Jacquese Attali merr çmimin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:38 17-04-2015 Profesori i ekonomisë Jacquese Attali merr çmimin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë Jacques Attali

Ekonomisti francez Jacques Attali u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa”. Ceremonia për dhënien e këtij titulli u organizua në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Ambasadën franceze në Shqipëri dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri. Ky çmim i jepet dikujt që nuk ka lidhje paraprake me institucionin akademik dhe që ka dhënë një kontribut në shoqëri.

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule tha për ekonomistin Attali që ai është një personalitet i lartë francez, por ka dhënë kontribut të madh edhe si ambasador i vlerave tona kombëtare. “Attali është doktor i Shkencave në Ekonomi, është botues librash në fushat si: gjeografi, dramë, romane, ese dhe histori. Jacquese dha kontribut si ambassador i vlerave tona si dhe ndihmë ekonomike dhe sociale”, u shpreh Kule.

Jacquese Attali është ish-Këshilltar i Presidentit Françoise Mitterrand dhe president  i bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Attali është themelues i organizatës jofitimprurëse Planet Finance. Dha kontribut edhe si shkrimtar dhe panë dritën e botimit 50 libra të tij.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Rama e cila ka mbajtur fjalën e saj për nderimin e profesorit Attali. “Profesor Attali është një nga fytyrat më të njohura për mua. S’do më kishte kurrë mendja që do të ishit sot këtu dhe është nder që po mbaj një fjalim për ju. Nuk mund ta sintetizoj në një fjali kontributin tuaj të thellë në shoqëri, por sot pranoni miukpritjen time këtu në Tiranë”, u shpreh Linda.

Pas zhvillimit të ceremonisë  Jacques Attali do të prezantojë librin e tij “Të bëhesh vetvetja. Merrni në dorë jetën tuaj”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lahutarja e vetme shqiptare, përjashtohet nga Festivali i Gjirokastrës
Performanca fantastike e Ermonela Jahos në “Royal Opera” të Madridit »
Article Logic
Execution time: 0.043793916702271
array(1) { ["section"]=> string(85) "profesori-i-ekonomise-jacquese-attali-merr-cmimin-doctor-honoris-causa-ne-tirane-9025" }