Profesori i Kembrixhit: Tre shkencëtarët e ngrohjes globale janë ekzekutuar

Publikuar tek: bota, më 22:32 26-07-2015 Profesori i Kembrixhit: Tre shkencëtarët e ngrohjes globale janë ekzekutuar

Peter Wadhams, profesor në Universitetin e Kembrixhit, ka bërë një deklaratë shokuese duke thënë se 3 shkencëtarët të cilët humbën jetën teksa studionin efektet e ngrohjes globale janë ekzekutuar.

Shkencëtarët Seymour Laxon, Katharine Giles dhe Tim Boyd vdiqën njëri pas tjetrit brenda disa muajsh gjatë vitit 2013. Por profesori i Kembrixhit beson se ata janë ekzekutuar nga njerëz që punonin për industrinë e naftës ose njerëz të lidhur me qeverinë.

Sipas raporteve të policisë, Laxon vdiq pasi u rrëzua nga shkallët, Boyd po shëtiste qentë teksa u godit nga një vetëtimë që i mori jetën dhe Giles po shkonte të jepte mësim në Universitet kur u përplas nga një kamion në rrugë. Përpara se të ndërronin jetë ata ishin duke studiuar efektet e ngrohjes globale në akujt e Arktikut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033735036849976
array(1) { ["section"]=> string(80) "profesori-i-kembrixhit-tre-shkencetaret-e-ngrohjes-globale-jane-ekzekutuar-17048" }