Profesori i njohur e thotë hapur: Unë do vazhdoj me këmbëngulje të angazhohem intelektualisht te Republika e Re

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:19 23-05-2017 Profesori i njohur e thotë hapur: Unë do vazhdoj me këmbëngulje të angazhohem intelektualisht te Republika e Re

Profesori i Gazetarisë, njëherazi filozofi i njohur Artan Fuga e thotë hapur se do vazhdojë të mbështesë “Repunlikën e Re” të lakuar aq shumë nga Lulzim Basha në ditët e protestës në çadër.

KOMENTI I PLOTË I ARTAN FUGËS:

Fushata e zgjedhjeve po afron!

Duke ruajtur të gjithë pavarësinë time qytetare, unë do të vazhdoj me këmbëngulje të angazhohem intelektualisht që ideja dhe vlerat e një Republike të Re, të kenë sa më shumë fuqi për t'u afirmuar në të!

Shpresoj që zoti Lulzim Basha, si ai që e zhvilloi këtë ide aktivisht për muaj të tërë, duke e ditur energjinë dhe vlerat që ka, nuk do të jetë lodhur dhe nuk do të heqi dorë në planin politik nga realizimi i kësaj ideje që nuk është as më shumë, as më pak, por një model i ri politik,demokraci pjesëmarrëse, model social, kulturor, që ta zëvendësojë këtë që kemi.

Uroj që edhe parti të tjera të përfshihen në këtë transformim.

Nuk na çon dot kjo më askund. Vetëm kriza prodhon!

Ne qytetarët duam ndryshim!

Vetëm disa pasues dogmatikë të "izmave" të shekujve të kaluar që i kuptojnë ato sipas interesave të tyre të ulta kujtojnë se ideja e një progresi sistemik dhe konceptual të Shqipërisë paska dështuar. Ata janë servilë me cdo pushtet se ashtu e kanë hallin, por a thua se pushteti ka nevojë për ta!

Do të paraqes modestisht të gjitha rezultatet e kërkimeve të mia shkencore që vlejnë për këtë rimodelim të shoqërisë shqiptare.

Hapur si gjithnjë me ju miq të kësaj faqeje! Nëse do të ketë gjëra që s'u pëlqejnë thuajini këtu por pa fyerje, inate dhe shpifje për askënd! Mund të gaboj, por sinqeriteti është i siguruar.

Nuk është zgjidhje mosvotimi, por ushtrimi i presionit të fortë nga ana jonë si qytetarë që fushata të mos ngrijë te vetëlavdërimet për arritjet, por te kritika e asaj që na ka rënë mbi supe dhe te ndërtimi i një perspektive tjetër.

Në politikë nuk ka as të virgjër, as të pafajshëm, as të pagabueshëm. Ne si qyetarë na duhet ta themi fjalën tonë, t'i detyrojmë politikanët të ecin në drejtimin e vullnetit tonë dhe të kontrollojmë premtimet që na japin.

Po kjo është e mundur!

Po, një republikë tjetër është e mundur!

Sot më shumë sesa kurrë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018832921981812
array(1) { ["section"]=> string(116) "profesori-i-njohur-e-thote-hapur-une-do-vazhdoj-me-kembengulje-te-angazhohem-intelektualisht-te-republika-e-re-79698" }