Profesori rrëfen bisedën e fundit private me “Alo Dedë, jam Zana...”: Po pse moj Lida nuk më the një fjalë

Publikuar tek: kulture-art, më 08:25 29-11-2016 Profesori rrëfen bisedën e fundit private me “Alo Dedë, jam Zana...”: Po pse moj Lida nuk më the një fjalë

Profesor Përparim Kabo rrëfen bisedën e fundit me aktoren që u shua në heshtje ditën e djeshme, Elida Cangonjin.

Aktorja që i fliste Dedës në shtyllë, vdiq në Francë , ku edhe gjendej shtruar për shkak të një leucemie akute.

“Edhe 1oo vite dritë dhe gëzimi...eshte kenaqesi kur per vite ndjek dhe i gëzohesh suksesit të një njeriu të cilin e vlerëson!

Të falenderoj shumë e të përqafoj I dashur Perparim.

OCT 31ST, 7:48PM

Rrofsh ju falenderoj !

Chat Conversation End

Seen Oct 31”, është kjo biseda e fundit mes Elidës dhe profesorit i cili ka edhe nj mesazh të fundit lamtumire për aktoren e dashur të publikut.

Kjo është biseda ime e fundit on line me miken e mirë Elida Cangonji… e cila prej nga sot nisi udhën për në qiell…po pse moj Lida nuk më the një fjalë…më bëri përshtypje kur më shkruajte para disa javësh ..,”kujdesu për veten Përparim”…U njohëm në këtë jetë kur ishim të rinj, Ju nxënëse te gjymnazi “Ismail Qemali” dhe unë te Petro Nini Luarasi…Zëri yt i ëmbël, ajo çiltërësia, dhe fjala e ngrohtë. Pastaj ju në mjekësi e unë në filozofi…e më vonë karriera juaj edhe si aktore dhe lidhja me bashkshorten time…miqësia jonë aq e pastër, e aq e kulturuar. Gjithnjë takimet me Ju mike e shtrenjtë përcillnin gëzim, optimizëm, pozitivitet, më shumë shpresë…Ju bëtë karrier si një pskikologe në shumëplanësi dhe dhe shëmbullin e pjekurisë, këmbënguljes dhe prurjes së modeleve të reja të trajtimit të atyre rasteve me karakteristika të veçanta….Sa herë bisedonim në Fb, ndjehesha mirë, kuptoja se nuk isha vetëm, se idealizimi kishte shpirtin e një gruaje si ju…humori kur të shkruaja se djemtë e tu më duken si aktorë aq të pashëm janë…Kujdesi që tregove për mua dhe vajzën kur na ra fatkeqësia…Eh Elida, ike duke lënë një boshllëk, një goxha të thellë…Rrugës së bukur për nga Liceu do i mungojë silueta jote e bukur, silueta që buzëqeshte aq butë aq kadifenjtë…Miqëve dhe mikeshave iu le një brengë, një dhimbje, një trishtim që vështirë se mund të shuhet…Personalisht më ke bërë të vuaj…motër nuk kam por me ikjen tënde më duket se më ka ikur pa pritur e pa kujtuar motra…! Tani andej do jesh me Lilijanën…tregoji gjithçka ashtu si dije ti, me tone të buta e të ngrohta…Ike mike, dheu i lehtë dhe paqia me ty…Nga sot qielli do jetë me i bukur! Amin.

 

alo1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shuhet në heshtje një tjetër aktore e kinematografisë shqiptare, Zana që flet me Dedën nuk është më
Alban Skënderaj, Valbona Selimllari…Si u mblodhën personazhet e njohur në Pistoia të Italisë. Overi: Po punojmë për të ardhmen »
Article Logic
Execution time: 0.017266988754272
array(1) { ["section"]=> string(105) "profesori-rrefen-biseden-e-fundit-private-me-alo-dede-jam-zana-po-pse-moj-lida-nuk-me-the-nje-fjale-61000" }