PROFIL/ Kush ishte Dritan Prifti, studenti i Harvardit, i urryeri dhe miku i të gjithëve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:33 12-10-2017 PROFIL/ Kush ishte Dritan Prifti, studenti i Harvardit, i urryeri dhe miku i të gjithëve

Dritan Prifti lindi më 27 gusht 1968 në Berat. Në këtë qytetin ai mori dhe arsimimin fillestar. Më pas Prifti do të transferohej me studime në një prej universiteteve më të njohur në botë, siç është ai i Harvardit.

Dritan Prifti do të ishte nga të paktët studentë shqiptarë që do të rikthehej  në Shqipëri në vitin e “mbrapsht” ’97. Vetëm 3 vite më vonë ai do të angazhohej në politikë, ku do të dallohej në radhët e Partisë Socialiste. Në periudhën e viteve 2001-2002 ai ishte drejtor i përgjithshëm i njërës prej koorporatave më të rëndësishme në vend, siç ishte KESH.  Në rolin e drejtorit të KESH ai u dallua për aftësi të larta menaxheriale të cilat më pas do ta katapultonin në mesin e figurave më të spikatura të Partisë Socialiste.

Më shumë ai do të afrimohej në vitin 2005 ku u bashkua me Ilir Metën në lëvizjen Socialiste për Integrim dhe do të rreshtohej kundër Nanos. Me krijimin e LSI, për 6 vite me radhë Dritan Prifti do të ishte një nga figurat më të larta të kësaj force politike.

Kulmin e tij, Dritan Prifti do e arrinte në vitin 2009, kur pas zgjedhjeve të përgjithshme ai do të bëhej kumbari i një marrëveshje historike PD-LSI. Për gati 2 vite me radhë ai do të mbante postin e ministrit të Energjitikës. Fill pasi largimit të Metës dhe themelimit prej tij të LSI-së, Dritan Prifti ishte një ndër krerët e kësaj force.

Ai do vihej në epiqendër të zhvillimeve politike pas 28 qershorit, ditës së zgjedhjeve në 2009, ku u bë "kumbar" i një aleance mes Berishës e Metës për të qeverisur bashkë për 4 vjet.

Në vitin 2011 Dritan Prifti do të largohej nga Ministria e Energjitikës pas një skandali të madh korruptiv që shpërtheu, që më pas opozita e shfrytëzoi duke organizuar 21 janarin e famshëm.

Pas vitit 2013 Dritan Priti do të largohej nga politika aktive, pasojë edhe e sëmundjes së rëndë nga e cila ai vuante.

Më shumë në këtë kategori: « Përjashtimi i Nokës nga Kuvendi, kërcënon Paloka: Askush nuk na e mbyll gojën, do të marrim masa të rënda
Deklarata e fortë e politologut: Brezi i vjetër i gazetarëve, sot milionerë të pasuruar në kurriz të qytetarëve (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0040030479431152
array(1) { ["section"]=> string(91) "profil-kush-ishte-dritan-prifti-studenti-i-harvardit-i-urryeri-dhe-miku-i-te-gjitheve-95679" }