PROFILET/ Katër ekspertët që u dhanë mend shqiptarëve. Kush janë profesionistët e Komisionit të Venecias

Publikuar tek: politike, më 15:17 01-03-2016 PROFILET/ Katër ekspertët që u dhanë mend shqiptarëve. Kush janë profesionistët e Komisionit të Venecias BARTOLE, SUCHOCKA, VARDZELASHVILI dhe HAMILTON

Më në fund, opinioni i Komisionit të Venecias për Reformën Shqiptare në Drejtësi mbërriti në Kuvend. Pati komente se raporti ishte pro propozimeve të opozitës, pro propozimeve të maxhorancës, por në 18 faqet ekspertët e Venecias qenë të qartë. Ata sigurisht që nuk harruan as të falenderonin PD-në dhe LSI-në për propozimet e tyre.

Por cilët janë 4 ekspertët që vulosën opinionet e tyre pasi panë në mënyrë finale draftin e krijuar nga shqiptarët? Ata janë 4: Sergio BARTOLE Anëtar Zëvendësues, Itali, Hanna SUCHOCKA Anëtare Poloni, James HAMILTON Ekspert, Ish- anëtar  Irlandë dhe Konstantin VARDZELASHVILI Ekspert, ish-Anëtar Zëvendësues, Gjeorgji.

 

Sergio BARTOLE lindi në Genova në 30 qershor 1936 në një familje që origjinën e kishte nga Trieste, ku e gjithë familja ishte zhvendosur në fillimet e Luftës së Dytë Botërore. Ai përfundoi studimet që nga shkolla fillore deri në Fakultetin e Drejtësisë, duke u diplomuar në Universitetin e Triestes në Shkurt 1960. Në të njëjtin universitet ai mbrojti titujt pas diplomimit deri sa u bë profesor më 1972. Historikisht ka dhënë mësim në Të Drejtën Kushtetuese dhe të Drejtën Rajonale.

Më pas ai u zhvendos në Universitetin e Pavias si profesor i këtyre dy lëndëve që nga 1977 deri në 1982. Por më pas ai u rikthye në Universitetin e Triestes ku dha  mësim. Më parë ai qe drejtori shkencor i Institutit Rajonal të Studimeve Ligjore të Friuli Venezia Giulia e më pas kryesoi Bordin Shkencor të Institutit të Rajoneve Regions të CNR.

Anëtar i bordeve shkencore të disa prej gazetave italiane që lidhen me të drejtën kushtetuese, si dhe autor i mbi 150 publikimeve në fushën gjyqësore, autonomisë rajonale, të drejtave dhe lirive, të drejtës kushtetuese, integrimit europian, reformave kushtetuese në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore. Ai ka bërë  vizita studimore dhe mbajti konferenca në universitetet Stanford, Harvard, Yale, Oxford, Cambridge, Vienna, Ljubljana, Graz, Salzburg, Regensburg, Geneva dhe Lund.

Ai mori pjesë në emër të ministrit italian të Punëve të Jashtme në përgatitjen e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe nga viti 1998 deri në vitin 2002 ishte anëtar i Komitetit Këshillimor përkatës dhe nën këtë cilësi ai mori pjesë në disa misione. Për dhjetë vitet e fundit ai ka qenë anëtar zëvendësues i Komisionit të Venecias në lidhje me Italinë.

Hanna SUCHOCKA lindi në 3 prill 1946. Ajo është një figurë politike, juriste dhe profesore polake. Jep mësim në Universitetin Adam Mickiewicz në Poznan dhe drejton Departamentin e Ligjit Kushtetues.

Suchocka lindi në Pleszew, në Poloni në një familje katolike kimistësh. Gjyshërit e saj ishin profesorë në universitet. Suchocka shkoi në një shkollë juridiku dhe u bë kërkuese në Universitetin e Poznanit, por u shkarkua nga puna kur refuzoi të ishte pjesë e Partisë Komuniste.

Ajo qe e shqetësuar nga shkelja e të drejtave të njeriut dhe tezën e saj doktorale e pati në të drejtën kushtetuese të Gjermanisë Perëndimore në 1975. Më pas ajo u bë pjesë e Partisë Demokratike, duke u zgjedhur deputete në 1980-1985. Suchocka u bë kryeministre në vitin 1992, në qeverinë që bazohej në disa koalicione dhe që ndryshonte vazhdimisht. E njohur si një politikane e krahut të majtë dhe që kundërshtonte abortin si një katolike, ajo pati mbështetjen e spektrit të politikanëve.

Ajo qëndroi më gjatë në postin e kryeministrit se paraardhësit e saj, por jo dhe aq gjatë pas një valë grevash që përfshinë Poloninë. Suchocka ishte mbështetëse e reformave të tregut dhe ndoqi një linjë të fortë kundër grevistëve. Ajo qëndroi si kryeministre deri në 1993. Suchocka shërbeu edhe si ministre e Drejtësisë dhe Prokurore e Përgjithshme nga viti 1997 deri në 2000.

James HAMILTON ka lindur në 20 Mars 1949 në Dublin, Irlandë. Ekspert  në histori dhe në Shkenca Politike në Trinity College, Universitetin e Dublinit në 1971.

Në 1995 ai u caktua kreu i përhershëm i Zyrës të Avokatit të Përgjithshëm dhe këshilltari kryesor i saj. Ai ishte anëtar i Grupit të Rishikimit të Kushtetutës, që pa Kushtetutën Irlandeze në 1996.

Ai veproi si këshilltar ligjor i qeverisë së Irlandës, veçanërisht në fushën e të drejtës kushtetuese dhe administrative, të drejtës penale dhe të drejtave të njeriut. Ai ishte përgjegjës i këshillimit të qeverisë irlandeze në negociatat e arritjes së Marrëveshjes së Irlandës së Veriut më 1998. Në 1998 ai u caktua drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme të Irlandës.

 

Konstantin VARDZELASHVILI lindi në 26 korrik 1972 në Tbilisi, Gjeorgji.  Ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Tbilisit, në Departamentin e Historisë më 1994. Më pas vazhdoi Masterin në Universitetin e Europës Qëndrore në Budapest, Hungari, po për Histori. Ai fitoi një program doktorature në Universitetin e Edinburgh, Britani e Madhe. Fushat e tij e kërkimit është teoria e nacionalizmit dhe shtetit. Ai punoi për një organizatë jofitimprurëse në Institutin e Lirisë  si koordinator i Edukimit Publik dhe të të Drejtavce të Njeriut në programin e Monitorimit, nga viti 1998-1999.

Në 2000-2002, Vardzelashvili minitoroi kushtet e të drejtave të njeriut në burgje, si anëtar I Këshillit të Pavarur të Gjeorgjisë.

Në 2004-2006 ai u emërua zv.ministër i Ministrisë së Drejtëisë. Vardzelashvili u caktua anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë nga presidenti më 14 qershor 2006 dhe nisi të ushtrojë autoritetin si gjykatës në 30 shtator 2015. Ai u zgjodh zv.president i Gjykatës Kushtetuese.

Në 2009,  Vardzelashvili  u caktua një gjykatës Ad Hoc i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe që prej 2007-ës është  anëtar i Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) Po kështu anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara që prej tetorit 2012. Njëkohësisht zv.kryetar i këtij komiteti që nga 2014 deri në 2015./ NEWSBOMB.AL

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Analisti shqiptaro-amerikan: Ditmir Bushati lobon te ndërkombëtarët kundër Ilir Metës
Si ka ndryshuar ora e Edi Ramës pas rreth tre vite qeverisje »
Article Logic
Execution time: 0.017732858657837
array(1) { ["section"]=> string(108) "profilet-kater-ekspertet-qe-u-dhane-mend-shqiptareve-kush-jane-profesionistet-e-komisionit-te-venecias-33932" }