Programi 100 fshatrat, Rama jep lajmin e mirë: Bullgaria vendi i parë që financon

Publikuar tek: barometri, më 08:25 05-06-2018 Programi 100 fshatrat, Rama jep lajmin e mirë: Bullgaria vendi i parë që financon

 Kryeministri i vendit Edi Rama në një deklaratë për mediat së bashku me kryeministrin bullgar Boyko Borissov ka treguar se më në fund programi 4 vjeçar “100 fshatrat” do të bëhet realitet.

 

Sipas Ramës, Bullgaria është vendi i parë mik i cili ka marrë përsipër të financojë në zhvillimin e një fshati të zgjedhur si nga na kulturore, ashtu edhe në atë infrastrukturore.

“Për programin e 100 fshtarave, dëshira jonë është të përfshijëmë të gjitha vendet që kemi marrëdhënie miqësore, dhe Bullgaria është i pari vend që ka marrë përsipër një fshat në sensin që të financojë për trashëgiminë, kulturën dhe infrastrukturën”, ka thënë Rama.

Programi “100 fshatrat” synon të mbledhë fonde nga të gjithë donatorët jashtë Shqipërisë për të mundësuar integrimin në kuadër të turizmit për 4 vitet e ardhshme si dhe zbatimin e investimeve të përbashkëta strategjike nga katër ministri, (Bujqësia, Infrastruktura, Kultura e Mjedisi) për zhvillimin e integruar të hapësirave rurale të vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029706954956055
array(1) { ["section"]=> string(86) "programi-100-fshatrat-rama-jep-lajmin-e-mire-bullgaria-vendi-i-pare-qe-financon-123271" }