Programi i presidentit të ri të FIFA-s: ‘Botërori’ me 40 skuadra, FSHF përfiron 5 mln dollarë

Publikuar tek: sport, më 19:38 26-02-2016 Programi i presidentit të ri të FIFA-s: ‘Botërori’ me 40 skuadra, FSHF përfiron 5 mln dollarë

Xhani Infantino u zgjodh pasditen e së premtes Presidenti i ri i FIFA-s. Ai mori 115 vota në raundin e dyte duke mundur rivalin e tij kryesor, sheikun Salman Bin Ebrahim Al Khalifa në Kongres.

Por kush është kreu i ri i kësaj organizate dhe cili është programi i tij? Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur disa nga pikat e programit të Infantinos para se ai të votohej mes 4 kandidatëve të tjerë.

Xhani Infantino

Pas shkarkimit të Blaterit, ‘qeveria e futbollit botëror’ ka zgjedhur tashmë drejtuesin e ri. Ai është Xhani Infantino, 45 vjeç nga zvicra dhe me origjinë italine. Infantino ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Përgjithshëm në UEFA.

Prindërit e tij lanë Italinë për të emigruar për një jetë më të mirë në Zvicër, para se ai të lindte. “Babai vjen nga ‘Reggio Calabria’ dhe nënta nga ‘Vl Camonica’. Nëna e tij thuhet se ka punuar më parë në një dyqan gazetash dhe babai i tij, në një kompani hekurudhore”,-shkruan “Corriere dello Sport”.

Për Infantinon thuhet se për të paguar studimet në universitetin e Friburgut për avokati, ka punuar edhe si pastrues vagonësh. Mediat italiane thonë se ai është tifoz i Interit.

Disa nga pikat kryesore të programit të tij ishin: Botërori me 40 skuadra, 5 milionë dollarë për çdo federatë në çdo katër vjet, përfshi edhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Mediat e huaja kanë shkruar në fokus të programit të zvicerianit, ka qenë fushata për t’i dhënë më tepër fuqi federatave. (Panorama Sport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërhyrja brutale, mbrojtësi i Vllaznisë shkon në gjendje kome në spital
Gianni Infantino është presidenti i ri i FIFA »
Article Logic
Execution time: 0.024637937545776
array(1) { ["section"]=> string(95) "programi-i-presidentit-te-ri-te-fifa-s-boterori-me-40-skuadra-fshf-perfiron-5-mln-dollare-33630" }