Programi nuklear/ Irani redukton me 75% pasurimin e uraniumit, hiqen sanksionet

Publikuar tek: bota, më 20:20 02-04-2015 Programi nuklear/ Irani redukton me 75% pasurimin e uraniumit, hiqen sanksionet

Në një konferencë të përbashkët shtypi midis përfaqësueses së lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe ministrit të Jashtëm Iranian Javad Zarif, palët kanë njoftuar se pas bisedimeve maratonë të zhvilluara në Zvicër janë hedhur bazat për marrëveshjen e programit nuklear të Iranit.

Afati i fundit për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të jetë 30 qershori, ndërsa do të hiqen sanksionet e vendosura ndaj Iranit nga vendet perëndimore.

“Ne kemi arritur në përfundime të njejta për parametrat kryesorë të një plani të përbashkët veprimi”, ka deklaruar Mogherini.

Irani ka rënë dakort që reduktojë pasurimin e uraniumit si dhe do të lejojë vëzhgimin e centraleve të tij nga fuqitë botërore. Ndonëse, ende nuk është publik plani i plotë i masave që do të ndërmarr Irani, analistë të huaj shkruajn se ky shtet do të reduktojë deri në 75% pasurimin e uraniumit. Në këmbim të lëvizjeve të reja, vendet perëndimore do të heqin sanksionet e vendosura ndaj Republikës Islamike.

Pjesë bisedimeve me Iranin ishin SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Kina, Franca, Gjermania si dhe përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Federica Mogherini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19531393051147
array(1) { ["section"]=> string(81) "programi-nuklear-irani-redukton-me-75-pasurimin-e-uraniumit-hiqen-sanksionet-7669" }