Progres Raporti i BE, Rama: Rruga për hapjen e negociatave kalon nga Reforma në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 15:41 10-11-2015 Progres Raporti i BE, Rama: Rruga për hapjen e negociatave kalon nga Reforma në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin kanë komentuar në një konferencë për shtyp, Progres Raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Kryeministri Rama tha se Reforma në Drejtësi mbetet thelbi i këtij raporti me të cilin lidhen edhe reformat dhe prioritetet e tjera. Sipas Ramës, Raporti thekson përparimin që është bërë në prioritetet si, lufta kundër korrupsionit, trafikut të drogës dhe përmirësimi i Administratës Publike duke u shprehur se raporti konstaton përparim.

Sipas Ambasadores së BE-së, Vlahutin, në raport vihet re një progress i qëndrueshëm pa pauza ose kthim pas.

“Raporti është diçka që e ka thënë edhe komisioneri Hahn, Një progress shumë i qëndrueshëm, Nuk ka pasur pauz apo kthim prapa. Ky është një proces shumë inpenjativ dhe gjithëpërfshirës. Miratimi i kuadrit strategjik, decentralizmimi, lufta kundër trafikut të drogës, arsimi, transporti dhe energjia”, u shpreh Vlahutin.

Fjala e plotë e kryeministrit Rama:

"Në kriterin politik vlerësohet shprehja e vullnetit për ndëermarrjen dhe vazhdimin e reformave.

Ruga për hapjen e negociatave kalon nëpërmjet reformës në drejtësi e cila mbetet sfida më e madhe. Për rëndësinë sa dhe për kompleksitetin e saj, mendoj të adresohet së pari, ku vlerësohet ecuria e mirë e Reformës në Drejtësi. E nënvizova këtë për të gjithë ata që synojnë të thonë të kundërtën dhe në fakt mungojnë në këtë thirrje kombëtare për të realizuar këtë Reformë historike.

Nëse reforma në Drejtësi do të mbyllet pa humbur kohë të çmuar dhe duke e adresuar në muajin në vijim, rruga jonë për negociatat është e hapur. Kjo lidhet ngushtësisht me konsolidimin e rezultateve ku theks të veçantë kanë hetimet, ndëshkimet. As kjo reformë dhe asnjë nga reformat që kemi marrë nuk e shohim si një detyrë që na i ka dhënë Brukseli por si një detyrë nga fëmijët tanë, nga gjenerata tjetër, të cilët nuk mund të trashëgojnë një pushtet të kalbur.

Përsa i përket prioriteteve të tjera, Komisioni ka vlerësuar pozitivisht, por vendosmëria jonë për t’i çuar përpara është zgjedhja jonë, jo imponim.

Ne konstatojmë se angazhimi ynë për të mbyllur një epokë me një administratë të diskretituar, të stërkorruptuar dhe politizuar vlerësohet qartësisht në këtë raport.

Ambicja jonë është që këtë administratë ta përgatisim duke e rritur cilësisht, qoftë duke përballuar me sukses nevojën parësore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shërbim të denjë qoftë edhe duke plotësuar me sukses prioritetin e Bashkimit Europian.

Politikat anti korrupsion kërkojnë rezultate që kanë të bëjnë me hetimin, gjykimin dhe dënimin në të gjitha nivele, gjë që na kthen prap te fjala e dytë, lidhet më së pari me reformën në fdrejtësi.

Reforma në drejtësi do të krijojë kushtet për të patur hetime cilësore, gjykime të drejta dhe dënime të merituatra. Në prioritetin e katërt dua ta nënvizoj se shoh një përgjigje për akuzat dhe shpifjet, ndaj goditjes së krimit të organizuar dhe siç thekson raporti, në goditjen e trafikut të drogës. Por përseri kthehemi te reforma në drejtësi si parakushti për të siguruar qëndrueshmëri dhe progres në të gjitha aspektet.

Në prioritetin e pestë vlerësohet standarti për mbrojtjen e të drejtave themelore, por nënvizohet domosdoshmëria për të adresuar çështjen e pronave. Një çështje që qeveria ka krenari për ta adresuar e para. Reforma e pronës është në Parlament. Në fushën e lirisë së shprehjes vijon në mënyrë të njëtrajtshme një ecuri pozitive por me të drejtë kërkohet më shumë. Nuk po hyj të zgjatem me politikën tonë të jashtme që vazhdon të jetë e vlerësuar lart dhe faktikisht këtë e shohim si një unifikim me Bashkimin Europian.

Roli ynë në BE është një pikë reference, por shoh me kënaqësi se në raport ka një vlerësim pozitiv të gjendjes së vendit në aspektin e qëndrueshmërisë makroekonomike si dhe në luftën kundër informalitetit.

Kemi marrë reformat ë thella për Borxhin Publik dhe sistemin energjitik. Para pak minutash përfundoi konferenca me FMN, dhe nënshkrimi i marrëveshjes për të vazhduar bashkëpunimin është përgjigja për të gjithë ata që njohin vetëm rrugën e shpifjes dhe përbaltjes.

Sot ne jemi në ditën e një jave shumë pozitive për ekonominë, nga një anë kemi miratuar një Eurobond që vjen si rezultat i besueshmërisë nga ana tjetër kemi marrë një marrëveshje me FMN-në pa rritje taksash, përkundrazi me ulje taksash për një numër të caktuar biznesesh. Pa ulje investimesh publike dhe duke vazhduar uljen graduale të borxhit si dhe përmirësimin drastik të defiçitit.

Ne nuk jemi në vend për të negociuar me Bashkimin Europian por mjafton një vështrim në të gjithë rajonin për të parë që Shqipëria është në të njëjtin nivel. Nëse të tjerët kanë hapur negociatat nuk janë asnjë centimetër para nesh, me një dallim, se ne reformën në drejtësi e kemi në embrion. Na duhet ta çojmë përpara duke i hapur rrugën negociatave.

Raporti është diçka që e ka thënë edhe komisioneri Hahn, Një progress shumë i qëndrueshëm, Nuk ka pasur pauz apo kthim prapa. Ky është një proces shumë inpenjativ dhe gjithëpërfshirës. Miratimi i kuadrit strategjik, decentralizmimi, lufta kundër trafikut të drogës, arsimi, transporti dhe energjia".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Të dënohen autorët", Dule kërkon drejtësi për djegien e flamurit grek në Sarandë
Progres Raporti, Basha: Rama përgjegjës për mos hapjen e negociatave »
Article Logic
Execution time: 0.017912864685059
array(1) { ["section"]=> string(92) "progres-raporti-i-be-rama-rruga-per-hapjen-e-negociatave-kalon-nga-reforma-ne-drejtesi-25107" }