PROJEKT-BUXHETI 2019, Ahmetaj: RRITJE ME 5.9%

Publikuar tek: ekonomi, më 16:21 05-11-2018 PROJEKT-BUXHETI 2019, Ahmetaj: RRITJE ME 5.9% Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë z. Arben Ahmetaj prezantoi në Komisionin parlamentar të Ekonomisë projektligjin për Buxhetin 2019.

 

Gjatë fjalës së tij ministri i Financave tha se buxheti i vitit 2019 parashikohet të rritet me 5.9% dhe kjo do të garantojë rritje pagash dhe investime në disa sektorë, si në shëndetësi, bujqësi, arsim dhe infrastrukturë.

Politika fiskale do të vijojë të orientohet drejt konsolidimit fiskal për të vijuar trajektoren rënëse të raportit të borxhit publik ndaj PBB. Ky objektiv i politikës fiskale është tejet i rëndësishëm për të siguruar ambientin makroekonomik për një rritje të qëndrueshme ekononomike mbi nivelin prej 4%, dhe rritjen e punësimit. Rritja ekonomike dhe punësimi, do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 5% e PBB.

Defiçiti buxhetor për vitin 2019 planifikohet në nivelin 1.9% të PBB, që është niveli më i ulët i targetuar në ligjin vjetor të buxhetit në dy dekadat e fundit. Për të katërtin vit rradhazi bilanci primar parashikohet të jetë pozitiv në nivelin 0.5% të PBB. Në fund të vitit 2019 borxhi publik pritet të bjerë në nivelin e 64.9% të PBB.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 179.98 miliardë lekë për vitin 2019. Fondi për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve, parashikohet në total në masën 5 miliardë lekë ose 0.3% e PBB.

Gjithashtu, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rritet në terma nominalë me rreth 2.4 miliardë lekë, ku kemi është “Bonusi i bebeve” (nismë nga e cila do të përfitojnë rreth 30,000 familje) dhe pagat, të cilat mbahen si politikë më vete pagash në tabelën e buxhetit.

Ndërsa në lidhje me subvencionet, ministri Ahmetaj tha se subvencionet parashikohen me ulje në terma absolutë dhe relativë, krahasuar me një vit më parë, ku planifikohet rreth 1.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB. Kjo ulje vjen si pasojë e ri-alokimit të një pjese të mirë të subvencionit të parashikuar për ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizime, tek investimet publike në rehabilitimin dhe ndërtimin e rrjeteve të ujesjellës-kanalizimeve në kuadër të përshpejtimit të reformës së ndërmarrë nga qeveria për këtë sektor.

Investimet Publike për vitin 2019 janë planifikuar në masën 5.1% e PBB ose 88.8 miliardë lekë (përfshirë dhe mbështetjen për sektorin e energjisë 3 miliardë lekë në formën e investimeve të huaja).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AKSION tjetër/ Nga 1 nëntori kontroll biznesve pasive, në sitën e TATIMEVE për fshehje taksash
»
Article Logic
Execution time: 0.026608943939209
array(1) { ["section"]=> string(49) "projekt-buxheti-2019-ahmetaj-rritje-me-5-9-140339" }